E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegjia, "parajsa" e barazisë gjinore

Norvegjia ndodhet në krye
të listës së vendeve që
janë më pranë barazisë
gjinore. Në këtë klasifikim, ajo
pasohet nga tri vende të tjera nordike.
Lista është përpiluar nga
Forumi Ekonomik Botëror. Përparime
të dukshme janë bërë në
fushën e ekonomisë, politikës
dhe shkollimit, përveç asaj shëndetësore,
që mbetet ende shumë
për të bërë. Sipas sondazhit të Forumit,
aktualisht një numër i
madh grash ndodhen në pozicione
drejtuese brenda qeverive
dhe institucioneve financiare
dhe një gjë e tillë është jetësore,
jo vetëm për gjetjen e zgjidhjeve
për krizën financiare aktuale, por
edhe për parandalimin e krizave
në të ardhmen. Norvegjia, nga
vendi i tretë që ka qenë pak kohë
më parë, ndodhet aktualisht në
vendin e parë, duke kryesuar në
një listë me 130 shtete dhe duke
pasur një pikavarazh prej 82.4%.
Kjo përqindje është mbushja e
diferencës mes meshkujve dhe
femrave në vendin nordik. Norvegjia
pasohet në renditje nga
Finlanda, Suedia dhe Islanda. Një
vit më parë, i njëjti klasifikim
kishte nxjerrë si vendin e parë në
lidhje me barazinë gjinore, Suedinë.
Britania e Madhe ishte në
vendin e 13, ndërsa Franca mes
vendeve që ka pasur një ecuri të
jashtëzakonshme vitet e fundit.
Nga vendi i 51-të që ishte para pak
vitesh, ajo është ngjitur në vendin
e 15, aktualisht me një rritje të
pjesëmarrjes së femrave në vendimmarrjen
politike dhe financiare
të vendit. Siria, Etiopia dhe Arabia
Saudite kanë rënë në klasifikim,
duke shënuar përkeqësim
të situatës në të gjitha sektorët. Sipas
materialit të Forumit, përparimi
në mbylljen e diferencave
është jo vetëm i mundur, por edhe
plotësisht i arritshëm brenda një
kohe të shkurtër. Indeksi merr në
shqyrtim pjesëmarrjen e gruas në
ekonomi, politikë dhe shëndetësi.
Raporti jep disa fakte për sa i
takon lidhjes që ekziston mes
diferencës gjinore dhe performancës
ekonomike të vendeve të
ndryshme. Sipas këtyre informacioneve,
del se ka një korrelacion
shumë të madh mes konkurrencës
dhe diferencës gjinore. Me
pak fjalë, vendet që nuk i shfrytëzojnë
siç duhet kapitalet dhe burimet
njerëzore, pra të të dyja
gjinive, ndodhen para rrezikut që
të krijojnë probleme në potencialin
e tyre konkurrues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›