E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbyset autoboti në Vlorë, banorët në panik nga rrjedhja e gazit

Vlorë- Një autobot i madh i mbushur me gaz të lëngshëm është përmbysur në një fshat të Vlorës, duke shkaktuar rrjedhje gazi. Banorët e zonës janë alarmuar, pasi kanë ndjerë erën e rëndë të gazit që mësohet se më pas ka mbushur gjithë zonën.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Vlorës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur një automjet tip autoboti edhe me rimorkio ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Gjithka ka ndodhur kur automjeti sapo ka lënë qytetin e Vlorës dhe ngjitej në kthesat e fshatit Bestrovë. Aty dyshohet se ka kryer manovër të gabuar, në kohën që i ka dalë përpara një tjetër automjet dhe është rrëzuar.

Rënia e automjetit ka shkaktuar panik në zonë, sepse ai është përmbysur pranë një pike karburanti, ndërkohë që era e rënë e gazit është përhapur gjithandej.

Në vend ka mbërritur policia, forca të zjarrfikëses dhe specialistë, që janë duke punuar për largimin e autobotit. Sipas specialistëve nuk ka vend për alarmime, pasi rrjedhja nuk është e madhe dhe janë marrë të gjitha masat, për të eleminuar përhapjen e mëtejshme të gazit të lëngshëm në zonë.

Mësohet gjithashtu se nuk ka persona të dëmtuar nga kjo ngjarje. “Aktalisht jemi duke punuar për të lëvizur botin nga vendi ku ndodhet dhe për ta hequr nga zona”- thonë burimet policore, pa dhënë të tjera detaje rreth sasisë së gazit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›