E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paulson ndryshon përdorimin e 700 miliardë usd

Qeveria amerikane
ka ndryshuar mendje
në lidhje me përdorimin
e një pjese të
paketës së shpëtimit
prej 700 miliardë dollarësh.
Ato para nuk do
të përdoren për të blerë
asetet dhe borxhet toksike
të bankave, siç ishte
thënë në fillim. Sekretari
amerikan i Thesarit,
Henri Paulson, deklaroi
dje në një konferencë
për shtyp se administrata
do të vazhdonte
të përdorte 250
miliardëshin e parë për
blerje të stoqeve në banka
dhe për rifillimin procesit
të huadhënies. Sipas
Paulsonit, administrata
po kërkon edhe opsione
të tjera, përfshi
shtrirjen e programit
përtej institucioneve
huadhënëse dhe atyre
bankare. Sipas tij, kapitali
u duhet dhënë institucioneve
të ndryshme.
Ndërsa është munduar
të flasë për ecurinë e
paketës së shpëtimit,
Paulson ka deklaruar se
gjërat po shkojnë mirë,
por duhen ende përpjekje
shumë të mëdha.
Me pak fjalë, administrata
vendosi që përdorimi
i miliarda dollarëve për
blerjen e borxheve toksike
nuk është "mënyra
më efektive" e përdorimit
të paketës 700 miliardëshe.
Ky lajmërim përbën
një ndryshim shumë
të madh të politikës së
deritanishme amerikane
dhe tani pritet edhe reagimi
i radhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›