E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nostalgjija....!!!



Në momentet kur meditimi i inspiruar nga freskia e flladit pranveror në kopshtet e luginës së dashurisë, kishte arritur një gjendje të papërshkrueshme, e që për të e reflektuar në fletat e thata me pendën e altrustit ishte shumë vështirë mbase mungonin fjalët adekuate për ato ndjenja të rralla... janë ndjenja të pa para nga unë më parë... ishte diçka jo e zakonshme... kjo më shtonte akoma më shumë kurreshtjen të di nga më erdhen këto inkurajime.. .s'di, mbeta i shokuar... i habitur... mendoja akoma më shumë t'i gjej misteriet e kësaj gjendje të papërshkrueshme… nuk ndodh çdo ditë, në këtë u binda...!!! s'di,... a ka ndonjë fjalë a term kjo gjendje... t'i them se janë fillet e dashurisë... nuk e di, mbase nuk shikoja anësh...!!! ...derisa afër meje u afrua një pishtare... s'di, e vërejta se ndriçonte... për ca çaste mbeta i hutuar... derisa një trëndafil lëshoi kaçurrelat e saj mbi fytyrën time, dhe lulëzoi pasionin...! !! I harrova leksionet e të tjerëve, që më mësonin si të dashurohem.. . harrove të e pyes atë trëndafil se çfarë emri të bukur mban... ç'është ai akcion... thjesht, shpejtë, më rrëmbeu zemrën dhe iku...!!! sulm i rëndë... nuk di,... ndoshta ishte pjesë e strategjisë së saj...!!!

Mos më pysni... ju lutem... lermëni...!!! s'di... jam në hall...!!! Lermëni të qetë... ndoshta vjen në ëndërr ajo princesha e bukurisë, të ma tregon emrin e saj... e më pastaj nëse doni edhe të çmendur më quani... lermëni... ikni, e dua vetminë në këto momente...!!!

Më erdhi një pëllumb i bardhë, që simbolizonte edhe shpirtin e bardhë të asaj kaçurrele që ma dërgoi atë postjer të çiltër më fletën e bardhë... me ngjyrën e zezë të pendës emrin e saj e kishte shkruar... emër që tronditin orientin e dashurisë... emër... ah... emri...!!! Kishte shkruar se ******** e quajnë...!!! Asnjë fjalë tjetër nuk ma tha...!!! më la peng i pritjes... më la.... eja pra... më thuaj, kush je... se nuk e di, jam dashuruar në vajzën e panjohur... e di,... shpirti im po të kërkon... ndoshta shpirtat tona janë njohur edhe më herët... apo ndoshta edhe jetojnë bashkë... ndoshta, ndoshta, se me një shikim e me një letër me dy fjalë, e çuditshme po më duket të të dashuroj kaq marrëzisht... po, po, jam bërë si i marrë... pse? Sepse vuajtja për dashuri po më jep kënaqësi,... durimi im,... duke të pritur ty, po më mëson se duhet sakrifikuar për idealen time... e që je ti... e di këtë, mos më thuaj se jo...!!!

...s'di pse... edhe shkrimi i saj më joshi... po sikur të shoh fytyrën e saj... jam i bindur se do ndrise...!!! ...ajo lulëzon në shpirtin tim... kaçurrelat e saj rrezëllojnë... syt e saj bëjnë dritë për mua... ajo është dielli i zemrës sime... !!!...jo.... jo..... nuk heq dora nga ajo... e dua shumë... shumë, shumë... do e kërkoj... do e hulumtoj.... e di, jeton në ******...ëh.. .gabim... jeton në zemrën time... është banore e zemrës sime... është ajo që në strehën e shpirtit tim, do gjej freskinë e dashurisë së vërtetë...!!! ...bukurija e saj ndritë...!!! Oj ********..., kështu do e ngris zërin... në malet e larta, ku kanë rrjedhojë ujëvarrat... ku freskia e flladi janë prezente, dhe ato fjalë ia transmetojnë thirrëses... deri sa të më ktheje përgjigje... e të thotë se ç'kërkoj prej saj... e ti them, se e kërkojë dritën e dashurisë për zemrën time... e ajo dritë është ajo vet....!!!

Eja pra, e dashur!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›