Vagoni i fundit
Prej pak kohesh, ne sheshet kryesore te Tiranës sheh banorë të rinj. Eshte shumë e lehtë t’i vësh re, madje çdo herë është befasuese. Kalon mes tyre dhe nuk e prishin terezinë. Kanë nisur të bashkejetojnë me njerëzit.
Tufa pëllumbash ulen nëpër trotuare dhe nuk shqetësohen nga kalimtarët. Kanë vendosur të braktisin lartësitë dhe të futen në jetën urbane. Mjedisi qytetar në kryeqytet mesa duket ka larguar atë acid që i mbante larg shpendët e paqtë.
Kjo ngjarje, në dukje e zakonshme është realisht një zhvillim i rëndësishëm.
Jo vetëm sepse sheshet e Tiranës kanë tashmë një gjë të përbashkët me qendrat kryesore të Eruopës, por sepse më në fund, banorët e kryeqytetit po manifestojnë mesa duket një sjellje europiane, derisa kanë lejuar bashkëjetesën me pëllumbat.
Po kështu, eshte në segmente të tjera më të sofistikuara të shoqërisë vërehet adoptimi i qëndrimeve dhe të vepruarit si europianë.
Ne kemi shoqëri civile shumë të zhvilluar, me ekspertizë të krahasueshme me atë të Europës.Studentë që marrin pjesë në konkurse Europiane dhe dalin të parët. Biznesi shqiptar ka arritur përmasa europiane, me asete të konsiderueshme dhe me mundësinë për të ndikuar në jetën e vendit.Universitetet janë në këtë kahje.
Nëse do ta konsideronim shoqërinë tonë si një tren që ngarend drejt Brukselit, i vetmi problem që duket se ndikon në shpejtësinë e ulët nuk janë shinat dhe vagonat e amortizuar, por bash lokomotiva.
Politika shqiptare për fat të keq është ende larg të sjellurit si europiane.
Nuk është për t’u shqetësuar për konfliktin e ashpër që sa vjen e thellohet. Konkurencë, rivalitet ka sigurisht në të gjitha vendet e zhvilluara dhe demokratike.
Problemi kryesor i klasës politike shqiptare është se përplasjet mes tyre kanë ende shansin të gjenerojnë konflikt dhe aciditet në gjithë shoqërinë. Dhe për më tepër, kur debatet rrallë e më rrallë janë substanciale, me përmbajtje dhe që të çojnë në fund të fundit diku, afër një të vërtete.
Pikërisht tek e vërteta dhe raportet me të, është edhe problemi më i madh i klasës tonë politikë. Nuk ka asnjë vetpërmbajtje dhe asnjë sens mase, për të ruajtur një simpati ndaj së vërtetës. Një palë shpall me të madhe si të vërtetën e saj klientelizmin, abuzimin me pushtetin, pasurimin me taksat publike. Akuza të rënda.
Nxjerr në dërrasë të zezë fakte tronditëse.Pala tjetër, me të njëjtën siguri, mohon gjithçka dhe faturon të njëjtat denoncime alarmuese për kundërshtarin.
Secila pronare shterruese e së vërtetës së fundme.
Kjo soj politike çorodit opinionin, krijon mjegull dhe tek e mbramja mban të painformuar publikun.
Asnjëra palë për fat të keq nuk e ka etikën për të mos deklaruar atë që është e gënjeshtërt dhe atë që nuk qëndron. Madje duket se gjithë ekstazën politike ata e arrijnë pikërisht kur notojnë në këto moqale.
Andaj dhe çka vjen si rezultat i politikës është një product i thartë, çka bën në fund të fundit që motorri i lokomotivës së shoqërisë tonë të mbetet i ndryshkur dhe i pamundur për të çuar në kohë trenin drejt Brukselit.