E Shtunë, 31 Tetor 2026

Novak Xhokoviç fiton Australia Open

SHKRUAN: Jeton Selimi 31-01-2011 11:11

Serbi Novak Xhokoviç ka fituar turneun “Australian Open” duke mundur në finale britanikun Endi Mërrej me rezultatin 3-0 (6-4, 6-2, 6-3). Për Xhokoviç ky është titulli i dytë Grand Slam, pas fitores në vitin 2008 të po këtij turneu. Loja efektive në fundore e serbit 23-vjeçar dhe shërbimet jo të mira të skocezit bënë që fitorja e Xhokoviç të ishte e padiskutueshme në një lojë ku Mërrej u shfaq në vështirësi gjatë gjithë kohës. Mërrej shpresonte të bëhej britaniku i parë që fiton një titull të rëndësishëm, që kur Fred Perri fitoi US Open më 1936. Mesa duket, presioni i madh mediatik ka bërë efektin e vet negativ në lojën e Mërrejt, pasi ky i fundit gaboi gjithçka në ndeshjen e tij të jetës, duke ia lehtësuar shumë fitoren Xhokoviçit, që në këtë Grand Slam tashmë mund të cilësohet “ekspert”, pasi ka arritur ta fitojë për herë të dytë në 3 vjet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›