Sahin, më i miri në Gjermani

Pas titullit të kampionit, Borussia Dortmund mund të mburret edhe me diçka tjetër. Tashmë ish futbollisti i kësaj skuadre, Nuri Sahin është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në Gjermani, shkruan magazina gjermane, Kicker.
Mesfushori turk, i transferuar së fundmi në Real Madrid, ka marrë 46.1 për qind të votave. Ai ishte njëri prej më të merituarve për titullin e kampionit, të cilin ekipi verdh e zi e fitoi pas një kohe të gjatë.
Sahin e la prapa deri dje shokun e skuadrës, Mario Gotze (18.7%) dhe mesfushorin kilian të Bayer Leverkusen, Arturo Vidal. Jurgen Klopp nga kampioni i freskët Borussia Dortmund është zgjedhur trajneri më i mirë i sezonit. Kurse, epiteti i portierit më të mirë të sezonit i takoi gjermanit Manuel Neuer nga Schalke 04.