Nr. 1 i botes Novak Gjokovic u kualifikua nder 16 me te miret ne tenis
Të mëdhenjtë vazhdojnë të ecin me ritëm të plotë në Nju Jork. Numri 1 i botës, Novak Gjokoviç u kualifikua për në të tetat e finaleve të turneut të Çmimit të Madh, US Open, pasi mundi rusin Nikolaj Davidenko, 3-0 me sete. Rezultatet e seteve ishin 6-3, 6-4 e 6-2, ndërsa serbi nuk e pati aq të lehtë sa në dy ndeshjet e kaluara. Përballë veteranit rus, Gjokoviç luajti 2 orë e 7 minuta deri sa fitoi. Ky sukses bën që ai të ketë 60 fitore e vetëm 2 humbje në vitin 2011.
Në 16 më të mirët hyri edhe francezi Zho-Vilfrid Conga, i cili kaloi spanjollin Fernando Verdasko me rezultatin po 3-0. Ndeshja ishte e fortë dhe Conga fitoi me setet 6-3, 7-5 e 6-4.
Zvicerani Rozher Federer e ka gjetur kundërshtarin në të tetat e finaleve. Ky rival do të jetë argjentinasi Huan Monako i cili mposhti gjermanin e njohur Tomi Has, ndonëse humbi setin e parë, 7-6. në setet e tjerë Monako nuk e pati të vështirë dhe fitoi 6-3, 6-2 e 6-3.
Tek femrat, Ana Ivanoviç e Serbisë fitoi ndaj amerikanes së panjohur Sloun Stefëns 2-0 me sete, me rezultatin 6-3 e 6-4. Serbja simpatike, ish-kampione në Rolan Garros të Parisit, do të ndeshet me favoriten amerikane Serena Uilliams në turin tjetër, në një nga ndeshjet më interesante të turneut, deri tani.