Moto GP/ Lorenco fiton mimin e Madh te San Marinos
Horge Lorenco kryesoi nga xhiro e parë në të fundit Çmimin e Madh të San Marionos në Moto GP, duke ngushtuar diferencën në renditjen e përgjithshme me liderin e kampionatit, Kejzi Stoner.
Pas Lorencos u rendit bashkëatdhetari I tij Dani Pedroza, ndërsa Stoneri doli I treti dhe mund të ngushëllohet me faktin se ky ishte podiumi I 11-të radhazi për australianin.
Lorenco ndali ecurinë pozitive që Stonerit që kishte fituar në trui garat e fundit dhe nisej për herë të tetë në këtë sezon nga vendin i parë.
Megjithatë, lorenco e parakaloi që në start dhe kampioni I botës në fuqi, festoi me meritë suksesin e tretë në këtë kampionat.
Shtatë herë kampioni I botës Valentino Rosi, u rendit I shtati.
Kur kanë mbetur edhe pesë gara nga fundit, Stoner kryeson me 35 pikë avantazh ndaj Lorencos.
Në Moto 2 triumfoi spanjolli Mark Markez përpara gjermani Bradël, që mbetet në krye të renditjes së përgjithshme. Në kategorinë 125 kubik, më I shpejti doli francezi Johan Zarko.