E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muntari drejt Galatasarayt

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 15:45

Afati kalimtar i verës në Turqi është ende i hapur ndërsa qarkullojnë njoftime se mesfushori i Interit Sulley Muntari është në prag të transferimit në Galatasaray.

Edhe pse në shumicën e shteteve evropiane afati kalimtar është mbyllur më 1 shtator, në Turqi është i hapur deri të hënën.

NTV Sport ka raportuar të dielën se Inter ka arritur marrëveshje për shitjen e Muntarit në Galatasaray brenda 24 orëve të ardhshme.

Mesfushori ganez nuk ka vend te Nerazzurrët ndërsa ishte huazuar në Sunderland në gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›