E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja niset drejt Luksemburgut

Franca tashmë është lënë prapa. E humbur, me pasoja të mëdha në formacionin kuqezi, por gjithsesi diçka e kaluar.

Tani vjen Luksemburgu, ndeshja e radhës në eleminatoret e Euro 2012 dhe, ndërsa kombëtarja merr rrugën për në vendin e vogël të Europës Perëndimore, trajneri Josip Kuzhe dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ndjejnë seriozitetin e momentit, nuk mund të shfaqen duke shkëlqyer para kamerave, por gjithsesi besojnë tek rezultati pozitiv, pra tek fitorja. Gjithsesi, presidenti Duka ndalet paksa tek Franca.

Në Tiranë kemi fituar vetëm 1-0 ndaj luksemburgasve, por kjo nuk na pengon të mendojmë për 3 pikët edhe në fushë kundërshtare. Do të ishte një frymëmarrje lehtësimi në këto eleminatore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›