Gjermania do te luaj te marten miqesore ndaj Polonise
Sulmuesi i Gjermanisë, Miroslav Kloze, deklaroi se po pret me padurim ndeshjen miqësore, të martën ndaj Polonisë, jo vetëm për faktin se kjo do të jetë ndeshja e parë për gjermanët, që pas kualifikimit matematik në europian, por edhe për arsye të forta personale. 33-vje]ari ka ka lindur në Poloni, nga ku u largua në moshën 7-vjeçare, por luan për Gjermaninë.
“Eshtë hera e parë të unë do të luaj në Poloni. Hera e parë që luaj futboll në vendlindjen time. Nuk po pres me padurim vetëm ndeshjen e së martën, por edhe finalet e europianit. Unë shpresoj që të jetë një kampionat i mirë dhe i sukseshëm për skuarën gjermane. Ka ende shumë kohë nga fillimi i tij, por të gjithë e kemi mendjen atje.“
Gjermania është bërë skuadra e parë që e ka siguruar praninë në kampionatin europian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë. Përfaqësuesja e drejtuar nga Joakim Lëv fitoi 6-2 ndaj Austrisë me dy gola të shënuar nga Mesut Ozil dhe me gola të Klozes, Podolskit, Shërle dhe Gëtces. Tri herë kampionët e Europës i kanë fituar të tetë ndeshjet e luajtur nga grupin eliminatore dhe Kloze tha se Gjermania ka arritur maksimumin e formës.
“Nëse shihni futbollistët dhe talentin e tyre do të jeni dakord me mua kur them se kjo është Gjermania më e fortë me të cilën kam luajtur deri tani. Kemi luajtur shumë ndeshje të mira deri tani dhe disa prej tyre kanë qenë të shkëlqyera. Sidomos miqësorja ndaj Brazilit ishin perfekte në aspektin sulmues. Kemi djem të shkëlqyer që po bëjnë një punë të mirë. Gjermania është pretendente.“, është shprehur Kloze.
Gjermania do të luaj miqësoren ndaj Polonisë në qytetin port të Gdanskut në nj-ë stadiumin me kapacitet 40 mijë vendës. Sfida zhvillohet të martën në orën 20:45.