E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Në janar, strategjia për ndarjen e drejtë të pronave

E përdorur shpesh herë si flamur fushatash për partitë politike çështja e pronave ka qenë një prej pikave ku Shqipëria është kritikuar në pothuajse gjithë raportet përfshirë edhe progres raportin e Komisionit Europian. Për të mos pasur të njëjtin vlerësim në të ardhmen ministria e drejtësisë ka bëtë gati një strategji kombëtare për ndarjen e drejtë të sistemit të pronave që do të implementohet në janar.
Shpesh herë çështja e pronave i ka kushtuar shtrenjtë shtetit shqiptar pavarësisht se kush ka qeverisur nga vedimet e gjykatës europiane të të drejtave të njeriut. Kjo ka qenë arsyeja e një disktumi të përbashkët me përfaqësues të 33 shteteve për të kuptuar mënyrën se sa dhe si zbatohen këto vendime që në thelb kanë problemin më të madh postkomuniste.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›