Rishfaqja e ish-kreut te PS-se Nano ne skenen politike

Kanidatura e Fatos Nanos për President të Republikës, ka ngjallur vlerësime nga më të ndryshmet në rradhët e politikës shqiptare. Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste Arben Malaj, ka vlerësuar ish-kryetarin socialist Fatos Nano, për rolin që ka luajtur përgjatë viteve të pluralizmit shqiptar. Në një komunikim në një rrjet social, Malaj shprehet se “Nano ka synuar gjithmonë çtensionimin e politikës shqiptare në momente kritike të tranzicionit”. Sipas tij, lëvizjet politike të Nanos, kanë nisur me ndryshimin e sistemit politik dhe ekonomik në vitin 1991.
Malaj thotë se së bashku me kolegët e tjetërë në Partinë Socialiste, Nano krijoi partinë politike moderne në të majtën shqiptare. Zyrtari i lartë socialist, flet për kontributet pozitive të Fatos Nanos, në zhvillimet politike duke nisur nga viti 1997, deri në shmangiet e krizave politike të vitit 2007. Për anëtarin e kryesisë së Partisë Socialiste, ish-kryetari i kësaj partie, krijoi kulturën politike të dorëheqjes.