E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretendimi i Nanos per te kandiduar per President

Lëvizja Socialiste për Integrim e sheh të parakohshëm debatin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Pas shfaqjes së ambicies së ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano për përfshirjen në garë për presidentin e ri, LSI preferoi që të anashkalojë një moment të tillë. Ishte vetë kreu i LSI-së. Ilir Meta ai i cili gjatë një komunikimi me mediat bëri me dije se partia e tij do të konsultohet me Partinë Demokratike dhe forcat e tjera të koalicionit qeverisës, për kandidaturën e presidentit të ardhshëm të vendit. Megjithatë sipas tij, është ende herët për të folur për një kandidaturë të mundshme.
“Nuk dua t’i jap më shumë rëndësi sa çfarë i takon çështjes së Presidentit, aq më tepër kur jemi ende herët. Është një president tjetër në mandatin e tij. LSI-ja në kohën e duhur do të mbajë qëndrimin e saj dhe do të konsultohet me Partinë Demokratike dhe forcat e tjera politike bazuar në këtë marrëveshje koalicioni”,- nënvizoi Meta.
Në këtë dalje publike, kreu Meta përshëndeti qytetarët në një vjetorin e tyre pa viza në hapësirën Shengen.
Nga ana e tij, kreytari socialist, Edi Rama në takimin me mbështetësit socialistë në Burrel, ku promovoi librin e tij “Kurban” zgjodhi të mos i kushtojë vëmendje një çështjeje të tillë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›