E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nudot e Krajës në Muzeun Kombëtar

Femra është muza e piktores Esmeralda Kraja. Një “Evë” e zhveshur nga mëkati, të cilën piktorja e sjell në një ekspozitë provokuese kryesisht në ngjyrat bardhezi, në Muzeun Kombëtar. Punimet e nudove të Krajës i përkasin një periudhe 5-vjeçare pune dhe teknikat janë të përziera. “Eva”, të cilën piktorja e sjell nudo, edhe pse e zhveshur nga gjithçka përsëri duket se ka mister brenda saj. Diçka ka mbetur pa zbuluar në atë qenie lakuriqe. Teknikat që ajo sjell në 65 punimet, ku dhe gjërat pa vlerë i shndërron në art e që do të prezantohen, duket se frymëzimin e marrin pikërisht nga piktori i parapëlqyer i saj Salvador Dali. Piktorja Esmeralda Kraja është anëtare e Akademisë Europiane të Arteve me qendër në Bruksel, ku në vitin 2008 ka fituar edhe medalje të argjendtë, ku merrnin pjesë 15 artiste të reja nga vende të ndryshme të Europës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›