E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuhiu, nostalgji për Rapidin

Atdhe Nuhiu i befasoi të gjithë fansat e Rapid Vjenës gjatë verës që shkoi, kur vendosi të transferohet tek ekipi nga elita e futbollit turk, Eskişehirspor në formë huazimi për një vit.

Mirëpo aventura e sulmuesit me prejardhje nga Kosova Lindore, te klubi turk, nuk ka nisur në mënyrën më të mirë. Ai nuk po mund të luajë tek Eskişehirspor, për shkak të numrit të madh të lojtarëve të huaj në klub.

“Eskişehirspor është një klub i madh. Por këtu kanë drejtë të luajnë vetëm 6 lojtarë të huaj, kurse në ekip jemi tetë të tillë. Në lojë përfshihen tre mbrojtës, një portier dhe dy mesfushorë të huaj dhe inkuadrimi im në lojë gjithmonë është i vështirë dhe varet nga rrjedha e lojës”, ka thënë Nuhiu në një intervistë për ueb faqen austriake sport10.at.

Por sulmuesi shtatlartë nuk e ka përjashtuar mundësinë që gjatë verës të rikthehet te skuadra e zemrës, Rapid Vjena, ku ka luajtur dy sezone, nga viti 2010 deri më 2012.

“Gjithmonë kamë thënë se Rapid Vjena është klub të cilin e dua shumë, dhe ndihem jashtëzakonisht mirë atje. Unë nuk kam asnjë problem që të rikthehem atje përsëri. Unë e dua klubin. Për këtë klub unë jam i gatshëm të bëj gjithçka”, ka përfunduar Nuhiu.

23-vjeçari te skuadra e Rapid Vjenës ishte transferuar në vitin 2012, nga klubi austriak Ried.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›