E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nuk do ta lë Bashkinë e Tiranës për t'u bërë kryeministër

25/03/2005  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka mbështetur kandidaturat që Partia Socialiste i ka afruar kryeqytetit. Sipas tij, emra të tillë si Mimi Kodheli, Arben Ahmetaj, Majlinda Keta, janë një fat i madh për ata shqiptarë që do të drejtohen prej tyre. Sipas Ramës, këto kandidatura dhe shumë të tjera, që PS-ja ka afruar, kanë kapacitete të jashtëzakonshme për të sjellë ndyrshime të mëdha në Tiranë dhe Shqipëri. Gjatë emisionit "Shqip" në Top Chanel, kryebashkiaku i Tiranës i ka drejtuar mesazh shqiptarëve pse ata duhet të votojnë për PS-në. "PS-ja është oferta më e mirë që i ofrohet shqiptarëve nga politika. Opozita nuk ka se çfarë t'i ofrojë. Shqiptarët nuk kanë pse të jenë në dilemë për të zgjedhur mes PS-së dhe PD-së, pasi historia e ka treguar më së miri këtë gjë". Duke iu referuar turit të javëve të fundit në veri të vendit, kryebashkiaku ka zbardhur dhe arsyet e vërteta të takimeve të tij me banorët e zonave më të vafëra të vendit. Sipas tij, "Tirana ka pritur më shumë se 45 mijë banorë nga këto zona, duke krijuar kështu një qytet më vete. Si kryetar i Tiranës, nuk mund të kufizohem vetë me atë që ndodh këtu, por duhet një strategji e gjerë zhvillimi, për të balancuar ekonominë në shkallë vendi". Rama ka përshëndetur strukturën më të re të Oartisë Demokratike, KOP-in. Sipas tij, ky është një hap pozitiv vetëm për këtë parti dhe jo për politikën shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›