Reduktim i strukturave inefektive në polici

25/03/2005 Strategjia e LSI parashikon ngritjen e një Agjencie për Sigurinë pranë Këshillit të Ministrave
Të rivlerësohet numri i funksionarëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë
Lëvizja Socialiste për Integrim, në strategjinë për Sigurinë Kombëtare, parashikon reduktimin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të cilat përdoren kryesisht për mbarëvajtjen e mitingjeve. Racionalizimi i kësaj strukture do të bëhet në funksion të shërbimeve klasike policore. Në këtë drejtim do t'i jepet më shumë rëndësi përforcimit të skemës së funksionimit të policisë kriminale. Kjo parashikohet të jetë e aftë që të parandalojë krimin me mjetet dhe mënyrat efikase, duke aritur një nga qëllimet kryesore të strukturës së policisë.
Decentralizimi
Strategjia e LSI-së synon decentralizim të kompetencave të strukturave qendrore të policisë. Kjo për t'i dhënë më shumë përgjegjësi strukturave të bazës, të cilat janë në kontakt të drejtpërdrejtë me krimin. Shtrirja e kompetencave si dhe ngritja e një sistemi efikas informacioni njerëzor dhe investigimi do të jenë në funksion të parandalimit dhe për të goditur në kohë veprimtaritë kriminale. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do t´i nënshtrohet rivlerësimit të numrit të funksionarëve të saj, me qëllim çlirimin e burimeve njerëzore dhe orientimin e tyre drejt terrentit dhe strukturave lokale. Krijimi i Agjencisë të Sigurisë Kombëtare do të synojë të integrojë të gjithë kuadrin institucional të Sigurisë dhe të Shërbimeve të Inteligjencës, e cila do të jetë e atashur pranë Këshillit të Ministrave. Kjo Agjenci do të bëjë vlerësimin dhe planifikimin strategjik afatgjatë të rreziqeve ndaj sigurisë kombëtare. Institucionalizimi i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, e cila do të jetë në varësi të Këshillit të Ministrave dhe do të zëvendësojë strukturat aktuale të trajtimit të emergjencave në Ministrinë e Pushtetit Vendor, strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit si dhe Bazën e Mbrojtjes Civile.
Standardet
Hartimi i dokumentacionit "Standarde të reja për sigurinë kombëtare" nga LSI-ja do të synojë përgatitjen e strategjive që do të zbatohen për përfitimin e një politike të brendshme të qëndrueshme, krijimin e një mjedisi ekonomik e social, i cili do të garantojë zhvillimin e vendit, forcimin e shtetit ligjor si dhe integrimin në institucionet politike, ekonomike, të sigurisë dhe mbrojtjes evropiane dhe transatlantike.
Siguria
Rreziqet që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Shqipërisë, janë krimi i organizuar, trafiqet, kriminalizimi ekonomik dhe katastrofat natyrore, për të cilat LSI-ja do të hartojë një strategji efektive për zabatimin e së cilës do të jenë të angazhuara veç forcës ushtarake dhe institucione të tjera.
SHISH-i
Shërbimi Informativ Shtetëror do të fuksionojë në bashkëpunim me një strukturë ekzekutive, e cila do të ketë tagër të përcaktuar me ligj. Bashkëpunimi i SHISH me opinionin publik, do të risë nivelin e transparencës së këtij institucioni për të mos vazhduar më të shpërdorohet me ligjin.
Strategjia
Reforma në nivelin strategjik të Sigurisë Kombëtare do të synojë krijimin dhe konsolidimin e një mjedisi sa më të qëndrueshëm për këtë siguri në vend. Nxitja e një mentaliteti të ri, duke ndryshuar mënyrën e funksionimit të institucioneve do të synojë rritjen e bashkëpunimit të qartë politik.