Ruçi: Deputetët nuk janë pronarë të zonave elektorale

25/03/2005 Sekretari i Përgjithshëm paralajmëron tërmet në lëvizjen e konkurrentëve
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka deklaruar dje se të drejtën për të dhënë, apo hequr njërin, apo tjetrin kandidat për deputet, e kanë vetëm forumet e partisë. Duke iu referuar zhurmës mediatike për moskandidimin e disa prej deputetëve aktualë të PS-së në zgjedhjet e përgjithshme, Ruçi tha se "deputetët nuk janë pronarë të zonave elektorale, dhe askush nuk është deputet i përjetshëm. Të gjitha gjërat do të realizohen për të plotësuar atë strategji që ka çdo forcë politike për të marrë maksimumin e mundshëm në zonat elektorale". Edhe pse PS-ja në përzgjedhjen e kandidatëve të saj për deputet do të synojë të zbatojë një sërë kriteresh, numri dy i selisë socialiste shprehet se "është akoma herët për të folur dhe për kriteret e kandidatëve për deputetë në PS-së. Kjo e drejtë është vetëm e Kryesisë, KPD-së dhe forumeve më të larta drejtuese të partisë". Në lidhje me strategjinë e bashkëpunimit me aleatët, ku PS-ja është cilësuar si hartuese e një "Dushku të madh", Ruçi tha se, "kur flas për taktika të përbashkëta elektorale, bëhet fjalët që ato të bëhen të njohura në planin moral, në planin politik dhe në të gjithë veprimtarinë konstitucionale në zbatim të Kushtetutës dhe të Kodit Elektoral dhe nuk do të tolerohet asnjë bashkëpunim jashtë këtyre". Gjithsesi, ai shprehet se "është herët për të shpalosur se si do të jenë marrëdhëniet e PS-së me aleatët. Sigurisht që do të ketë një bashkëpunim, siç ka patur për tetë vjet në një bashkëqeverisje me aleatët tanë tradicionalë, ashtu si do të ketë taktika dhe strategji të përbashkëta për të fituar koalicioni për integrimin edhe në këto zgjedhje", tha Ruçi.