Shefer: Zgjedhjet, gjyqi për Shqipërinë

25/03/2005 Ftesa në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jaap de Hoop Scheffer, gjatë një takimi me Kryeministrin shqiptar është shprehur se anëtarësimi i Shqipërisë në strukturat euroatlantike do të gjykohet nga reforma në demokraci. "Zgjedhjet parlamentare, në Shqipëri duhet të respektojnë normat ndërkombëtare dhe të mos kontestohen. Realizimi me standard i zgjedhjeve të përgjithshme janë përcaktuese për progresin që do të bëjë Shqipëria për anëtarësimin në strukturat euroatlantike. Mbi këtë bazë do të gjykohet dhe për integrimin e Shqipërisë. Ne kemi ndjekur me vëmendje se çfarë është bërë për reformën zgjedhore, por ajo që ne do t'ju themi është të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi kjo ka rëndësi absolute", tha Scheffer. Në këtë mënyrë, dhe një herë është theksuar rëndësia e votimeve të kësaj vere, për të cilat Nano ka kërkuar që votimet të zhvillohen në muajin korrik, duke u bazuar në Kushtetutë. Kryeministri shqiptar ka shprehur në konferencën e dhënë për shtypin angazhimin e plotë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të standarteve të kërkuara.
NATO
Kryeministri Fatos Nano i ka kërkuar përfaqësuesve të lartë të NATO-s që Shqipëria të marrë një ftesë për anëtarësimin në këtë strukturë në Samitin e ardhshëm. Nano, gjatë një konference me Sekretarin e Përgjithshëm, Scheffer, tha se "Shqipëria e konsideron integrimin në NATO si një përparësi strategjike. Prandaj, meriton të marrë një ftesë për t'u bërë anëtare e Aleancës në kuadër të Samitit të ardhshëm të NATO-s". Nano i ka siguruar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s vendosmërinë e Shqipërisë dhe qeverisë që ai kryeson për realizimin e të gjitha detyrimeve, që do ta çojnë vendin drejt anëtarësimit në organizmat euroatlantike. Lidhur me këtë kërkesë të Kryeministrit shqiptar, Scheffer i është përgjigjur se "anëtarësimi në NATO varet nga "performancat" e vendit që aspiron të integrohet në këtë strukturë". Sheffer ka përshëndetur dhe rolin e Shqipërisë në stabilitetin e ballkanit. Ai ka përshëndetur reformat e deritanishme që ka shënuar Shqipëria, sidomos për reformën elektorale dhe reformat në mbrojtje.