E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Champions ose La Ligan, ndryshe quhet dështim

Real Madrid Trajneri përcakton objektivat për sezonin e parë në “Bernabeu”

“Nëse nuk do të fitonim La Ligan ose Champions League do të dështojmë”. Zhoze Murinjo nuk përdor lojëra fjalësh gjatë një interviste për “Espn”, në të cilën ka përcaktuar objektivat e sezonit të tij të parë si trajner i Realit të Madridit. “Potenciali i skuadrave që militojnë në kampionatin spanjoll është i ndryshëm. Barça ka një filozofi të sajën, lojtarë që luajnë prej kohësh së bashku dhe një trajner që drejton skuadrën prej tri vjetësh. Te Reali, lojtari më i madh në moshë është Kasijas, i cili është 29 vjeç dhe unë sapo kam filluar punën si trajner”, shtoi tekniku portugez. Rreth Champions-it Murinjo theksoi: “Në këtë aktivitet luan Mançester Junajtid, me trajner dhe lojtarë me eksperiencë, çelsi dhe Barcelona, të cilat kanë pësuar pak ndryshime në vitet e fundit dhe Interi, që prej tre vjetësh ka një bosht specifik të skuadrës. Do të bëjmë të pamundurën që të jemi në nivelin e tyre. Reali i Madridit është një skuadër me histori e triumfe dhe kur nuk fiton, kjo përbën një problem të madh”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›