Nuk do të ketë masa të reja kursimi
Ndërkohë që sot nisin negociatat mes zyrtarëve grekë dhe huadhënësve ndërkombëtarë për të finalizuar detajet e paketës së borxhit prej 45 miliardë euro, Athina zyrtare ka deklaruar se nuk ka nevojë të vendosë masa të ashpra kursimi, veç atyre që janë miratuar tashmë nga Qeveria, për të kthyer borxhin në BE. Jorgo Papakonstantinu, ministri grek i Financave, tha se as zyrtarët nga Bashkimi Evropian dhe as nga Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk kanë kërkuar nga Greqia të bëjë më shumë këtë vit për të ulur deficitin e saj. “Absolutisht nuk kemi thënë se ekzistojnë masa të tjera kursimi, që janë të nevojshme për vitin 2010”, tha Papakonstantinu në një konferencë shtypi në Madrid, pas një takimi të ministrave të Financave të BE-së.