"Nuk do të lejojmë monopol të ARMO-s në treg për D2-n"
Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë, Genc Ruli, pranon rrezikun monopol që mund të krijohet nga vendimi i qeverisë për ndalimin e importit të naftës D2, duke ia lejuar tregtimin vetëm kompanisë ARMO. Por nga ana tjetër jep garanci se ARMO nuk do të lejohet ta shesë e vetme në treg naftën D2. Duke folur për "Shqip" rreth situatës së krijuar në tregun e karburanteve, ministri sqaron disa vendime të qeverisë, si dhe shkakun për bllokimin e naftës. Ministri Ruli, në një nga pyetjet, përgjigjet duke thënë se Autoriteti i Konkurrencë është duke përcaktuar kriteret e shitjes së naftës D2 edhe nga tregtarët e tjerë të shumicës.
Z. Ruli, qeveria mori vendimin për ndalimin e naftës D2 të importit, duke lejuar tregimin e saj vetëm nga ARMO. Mund të na thoni qartazi se cili është shkaku i këtij vendimi?
Motivimi pas vendimit të Këshillit të Ministrave për të lejuar vetëm kompaninë ARMO për një vit (2009) të tregtojë naftë D2 është para së gjithash shërbesa ndaj interesit publik. Qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë të marrin frymë dhe të rrisin fëmijët e tyre në një mjedis më të shëndetshëm. Të gjithë e dimë se ndotja e rëndë e qyteteve tona kryesore shkaktohet pikësëpari nga shkarkimet e automjeteve. Deri më sot, në tregun tonë shiteshin karburante me 2/3 naftë D2, e cila është shumë ndotëse. Në sajë të këtij vendimi, do të arrijmë brenda këtij viti të shesim vetëm 1/3 naftë D2. Bëhet fjalë për një total shitjesh prej 320 mijë tonë karburantesh në vit. Një shifër e frikshme për shëndetin, nëse do të lejohej edhe më nafta D2 të ishte mbizotëruese. Mund të imagjinohet lehtësimi i mjedisit nga djegia e më pak nafte me përmbajtje të lartë squfuri. Pas një viti, dhe pikërisht në janar 2010, në tregun tonë nuk do të tregtohet më si karburant për automjetet nafta D2. Kështu përafrojmë tregun tonë të karburanteve me atë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht rrisim standardet e ruajtjes së mjedisit, një kërkesë e fortë e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me BE-në.
Megjithatë, vendimi juaj krijoi hapësirë për aktivitet monopol në tregun e naftës D2. Si e gjykoni situatën e krijuar dhe pretendimet e importuesve, të cilët janë kundër vendimit të qeverisë?
Lidhur me situatën gati monopol për naftën D2, Ministria e Ekonomisë dhe e gjithë qeveria janë të ndërgjegjshëm për rolin mbizotërues në treg të kompanisë që zotëron ARMO-n. Do të minimizojmë këtë rol, duke lejuar ARMO-n vetëm të prodhojë naftën D2. Këtë naftë të prodhuar në vend do të mund ta shesin jo vetëm ARMO, por edhe të gjithë operatorët e tjerë në treg. Pra kompania që zotëron ARMO-n nuk do të jetë shitëse e vetme e "D2". Kriteret për këtë aktivitet po përcaktohen nga Autoriteti i Konkurrencës dhe do të ketë penalitete shumë të rrepta si për ARMO-n dhe për kompanitë e tjera, në rast se kriteret nuk respektohen. Kështu që mendoj se shqetësimi dhe reagimi i subjekteve private në tregun e karburanteve është deri diku i tepruar.
Këto subjekte, por dhe mbarë opinioni publik, duhet ta kuptojnë se nuk mund të vendosim interesat e tyre afatshkurtra të tregtimit në tregun shqiptar përpara interesit publik dhe të qindra mijëra konsumatorëve tanë. Nga ana tjetër, Shqipëria ka një avantazh krahasues në lidhje me naftën D2. Ajo mund ta prodhojë atë. Investimi në kapacitetet nxjerrëse dhe përpunuese të naftës në vend është afatgjatë. I duhen dhënë mundësitë prodhimit vendas ta prodhojë këtë naftë D2 sot dhe kapaciteteve prodhuese të ARMO-s dhe "Albpetrol"-it, që të përmirësohen dhe të arrijnë të prodhojnë pas një viti naftë me standarde si ato që kërkon Bashkimi Evropian. Kjo i është bërë e qartë kompanisë që bleu ARMO-n. Afati për këtë përmirësim teknologjik është vetëm një vit, ky vit që jemi.
ARMO duket se është edhe çështje sociale (6 mijë punonjës), si dhe e mbrojtjes së prodhimit vendas nga konkurrenca e huaj që mund ta rrënojë. Si shkojnë këto dy kauza me kërkesat e BE-së për të mbajtur një konkurrencë të padevijuar në treg?
Kam theksuar disa herë që qeveria në marrjen e vendimit për naftën D2 konsideroi aspektet sociale. Sektori i naftës në Shqipëri, ai prodhues dhe i përpunimit, punëson rreth 6 mijë punonjës. Duhet siguruar një balancë e rritjes së aftësive tregtuese të karburanteve te ne me mundësitë për prodhimin dhe përpunimin e tyre në vend. Është kjo politikë e qeverisë që ka tërhequr interesimin e investuesve të huaj në këtë sektor. Janë disa kompani shumë serioze që po nxjerrin naftë në Shqipëri, si dhe të tjera që po investojnë në kapacitetet përpunuese. Sigurisht që këto politika kanë edhe faktorë kundërshtues kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kështu, për shembull, standardet e mjedisit kanë qenë shumë të ulëta, ndërsa industria jonë e naftës nuk ka qenë shumë për t‘u lavdëruar në lidhje me cilësinë e produkteve që ka nxjerrë. Prandaj edhe në vitin 2007 si qeveri morëm vendimin optimist dhe kurajoz që të mënjanonim naftën jo cilësore nga tregu shqiptar që nga 1 janari i vitit 2009. Jemi mjaft të vëmendshëm dhe seriozë nga kërkesat që na vijnë nga BE-ja. Jemi të angazhuar për të respektuar standardet evropiane të ruajtjes së mjedisit, si dhe standardet në fushën e tregtisë së lirë. Mund të them se është pikërisht si faktor edhe loja e pastër e qeverisë në treg, që inkurajoi investitorë të rëndësishëm që të mbyllin kontrata investimesh me vlerë disa miliarda euro në sektorin e energjisë. Por nga ana tjetër, e dimë që standardet në fushën e mjedisit dhe standardet në tregtinë e lirë nuk plotësohen dot lehtë. Për sektorin e naftës jemi të detyruar të tolerojmë edhe një vit. Ndërsa në tërësi, mund t‘ju them se politikat e qeverisë në drejtim të liberalizimit të mëtejshëm të tregtisë dhe minimalizimit të pozicioneve dominuese në treg janë pakrahasueshmërisht më lart se çfarë është bërë në vitet e mëparshme. Impakti i reformave strukturore në privatizimet strategjike (shitja e Albtelekom, e Operatorit të Shpërndarjes OSSH, e ARMO-s) ka sjellë rritjen e konkurrencës dhe lojë të lirë tregu në shumë sektorë të ekonomisë sonë. Nga ana tjetër, praktikat shumë më liberale në dhënien e licencave për biznesin janë vlerësuar në raporte të njohura periodike të Bankës Botërore apo të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Mendoni se investuesi strategjik që bleu ARMO-n do të plotësojë premtimet e tij të fiksuara në kontratë, apo i duhet dhënë kohë shtesë për ta bërë këtë?
Si ministri e linjës dhe e sektorit kemi parë që prej vitit 2007 mundësitë e "Albpetrol"-it dhe ARMO-s për të rinovuar kapacitetet e tyre. Me vendimin e atij viti u dhamë këtyre dy kompanive shtetërore dy vjet kohë për t‘u përmirësuar. Ky argument u rihap në momentin e privatizimit të ARMO-s. Investimit që "Albpetrol" dhe ARMO bënë sa qenë shtetërorë, i dhamë dy vjet; ndërsa koha në dispozicion të investuesit privat, për vetë aftësitë financiare dhe menaxherale të spikatura të tij është shumë më e paktë, vetëm një vit.
Qytetarët e thjeshtë dinë pak për situatat monopol, lojën e tregtarëve të shumicës dhe sjelljen e qeverisë. Çfarë mund të bëjë ministria dhe ekspertët tuaj për t‘i ndriçuar pak më shumë, që të kuptojnë dhe me reagimet e tyre të mbrojnë lëvizjet vërtet pro-konsumatorit të qeverisë?
Pyetja juaj më shtyn të them se është një përparësi e punës sonë këtë vit rritja e komunikimit me publikun dhe informimit të konsumatorit, për vetë natyrën e dikasterit që mbuloj. Janë shumë akte të qeverisë dhe rregullore që specialistët e ministrisë përgatisin, që kanë nevojë për një gjuhë më pak teknike që të kuptohet nga qytetarët e thjeshtë konsumatorë. Për këtë do të shërbejnë forume e takime me pjesëmarrje të gjerë të aktorëve të interesit dhe medias, si dhe publikime të ndryshme që do të përgatisim.