Montella, opsion për Milanin

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella spekulohet se mund të zëvendësojë Massimiliano Allegrin te bankina e rivalit nga Serie A, Milan.
Montella është duke bërë punë të mirë me skuadrën toskane e cila pas 11 xhirosh zë vendin e pestë kurse Rossonerët e kanë nisur keq edicionin dhe aktualisht pozicionohen të dhjetit.
Ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola së bashku me strategun e Zenit St Petersburgut, Luciano Spalletti po ashtu janë përmendur si pasardhës të mundshëm të Allegrit – i cili është nën presion të madh – kurse sipas medieve italiane listës i është bashkuar edhe Montella.