Nuk është ditë e mirë për shëndetin e qeveritarëve të rinj grekë
Nuk është ditë e mirë kjo për drejtuesit e rinj të qeverisë greke. Ministri i ri i Financave, Vasilis Rapanos është dërguar në spital për shkak se i ka rënë të fikët pak përpara betimit. Banka Qendrore, president i të cilës është Rapanos, bëri me dije se ai është dërguar në spital për tiu nënshtruar kontrolleve.
Rapanos njihet si një nga ekspertët financiarë më të mirë në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se 65 vjeçari pati probleme pak përpara orës 16:30, kur do bënte edhe betimin.
Edhe kryeministri Antonis Samaras ka pasur nevojë për një ndërhyrje në sy. Për këtë arsye ai u detyrua që të anulojë takimin e tij të parë parlamentar. Sipas zëdhënësit të qeverisë, një kontroll rutinë në sy mëngjesin e sotëm zbuloi problemin në retinën e Samaras. Mendohet se ai do i nënshtrohet operacionit ditën e shtunë.