E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk është e lehtë të jesh dentist



Shumica e dentistëve ka futur teknologji të reja shumë moderne, siç janë RVG apo kompjuterat endodontikë, të cilët janë shumë të shtrenjtë që edhe në klinikat moderne jashtë shtetit nuk i kanë

Në të gjithë botën puna e stomatologut vlerësohet si punë që do shumë profesionalizëm, përqendrim, me stres dhe lodhje fizike, prandaj dhe paguhet shumë.

Mbushja e një dhëmbi konsiderohet art më vete, parafytyroje që në një kokërr orizi të gjesh 3-4 kanale dhe t’i përpunosh ato derisa të arrijë afërsisht në një diametër 1.5 mm.

Instrumentet që ne përdorim, janë aq të imta, sa në një mosvëmendje mund të shkasin nga dora dhe mund të shkaktojë dhe vdekjen e pacientit. Prandaj kërkon një përqendrim të madh që shumica e pacientëve nuk e kuptojnë dhe shpesh na stresojnë.

Çmimet

Nuk priten mirë nga shumë pacientë, por duhet ditur se çdo material që qarkullon në klinikat kryesore në Tiranë, është blerë nga depot më të dëgjuara dhe tregu

shqiptar stomatolog ka qenë fushë e hapur për të huajt të cilët e kanë sulmuar dentistin shqiptar. Dentisti te ne e blen materialin më shtrenjtë se një dentist në Gjermani, Itali, Zvicër, pasi përveç shpenzimeve të rrugës, na është shtuar dhe 20% TVSH.

Ku bazohemi se shumica e materialeve dentare që qarkullojnë kanë cilësi?

E para, se dentistit i leverdis një kompani që të na përgjigjet me garanci dhe fatura të rregullta, pasi tashmë qeveria na kërkon pagesat nëpërmjet bankave që të na pranojë shpenzimin dhe vetëm një kompani e licencuar mund ta ofrojë këtë dhe e dyta, kompanitë me emër kishin më shumë përvojë për të bërë për vete dentistin dhe në shumicën e rasteve janë ata të gatshëm për të bërë kualifikime free.

Kjo ka qenë ndër pikat më të dobëta që ata kanë shfrytëzuar, pasi dentistët më të shumtë me klinika janë ata që kanë mbaruar në kohën e diktaturës dhe literatura e tyre ka qenë e varfër e si e tillë, në shumicën e rasteve preferojnë të blejnë një material ose instrument që është më i shtrenjtë, por që ndihet mirë dhe ka bërë kurs për të. Kompanitë nga më të dëgjuara si Densply, Ultradent Brownmax etj. bëjnë pothuajse çdo javë kurse të ndryshme në lidhje me materialet dhe pajisjet që shesin.

Shpeshherë ne i kërkojmë vetë kompanisë që të bëjmë kurse kualifikimi për një metodë mjekimi dhe jemi po ne që paguajmë për këto kualifikime dhe që në shumicën e rasteve shkojnë të 200 euro por të cilat shteti dhe pacienti nuk i përfill.

Arsye tjetër e çmimit është se tashmë në klinikat tona në të shumtën e rasteve punohet me asistentë. Kemi filluar të punësojmë sekretare, por për arsye se na kërkojnë shumë letra nga siguracionet, tatimet etj. kemi dhe ekonomist (të gjithë këta punonjës duhen të jenë të siguruar) plus dhe harxhimet e tjera të domosdoshme si energjia elektrike, uji, telefoni, të cilat duhen të jenë biznesi pasi në rast të kundërt, gjobitesh. Të gjitha këto rrisin koston e punimit.

Që të mjekosh një dhëmballë me 3 ose me 4 kanale është një ndër punët më të vështira që konsiderohet jashtë. Përse? Kjo dhëmballë duhet të kalojë të paktën 6X3 =18 herë brozhdikerat (Ins e zgjerimit të kanaleve) pastaj duhen të pastrohen me lavazh, thahet me absorbent, po pastaj do të mbushet me pastë temporale kuruese duhet të bëjë dhe Rg e të gjitha këto bëhen në një fushë punimi afërsisht 3mm X 3mm. Pacienti duhet të vijë të paktën 4 herë me të njëjtën procedurë. Shumica e dentistëve kanë futur teknologji të reja shumë moderne siç janë RVG apo kompjuterat endodontikë të cilët janë shumë të shtrenjtë që dhe në klinikat moderne jashtë shtetit nuk i kanë. Dentisti shqiptar i blen këto se është i detyruar nga konkurrenca e fuqishme e shkaktuar nga numri i madh i klinikave për shkak edhe të mos mosorganizimit të demografisë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Të gjitha këto shpenzime nga do të dalin?

Në shumicat e klinikave tona bëhet egzakt ajo punë që bëhet edhe në klinikat jashtë si Itali, Gjermani, Amerikë, por merr 10 fishin e paagesës tonë.

Materialet dentare i blej jashtë dhe me çmim të lartë, elektrikun e paguaj më shtrenjtë, telefonin po më shtrenjtë, por është puna ime, puna e të gjithë stafit tim, edukimi arsimor imi, që nuk vlerësohet dhe që ju i dashur pacient merrni çmimin më të ulët në Evropë.

Ndërkaq, puna e dentistit është e lodhshme, pasi kemi shumë pacientë që edukimin dentar e kanë shumë të ulët. Në shumicën e rastit pacienti vjen tek ne në gradën e fundit. Kuptohet çfarë mund të bësh në këtë rast! Dhëmbi është i thyer, me infeksion, pacienti ndoshta ka 1 muaj që nuk ka larë dhëmbët dhe nuk të ofron pagesën e mjaftueshme.

Mjeku stomatolog punon me orar të zgjatur 9-13 orë në ditë si asnjë profesionist tjetër, punon në kabinetin e tij, pothuajse i mbyllur gjithë ditën. Dentistët janë bashkëkohorë, prindër, studiues dhe kërkues nga jeta. Ata mund të gëzojnë “free time” vetëm 10% të jetës. Punojnë mbi frymën e pacientit në ndriçim inkandeshent përtej luksit normal për sytë, me përqendrim total, mbi një fushë jo më të madhe se 1cm2. Dentisti nuk shet mall, por e prodhon, duke harxhuar material, energji dhe përvojë. Shumica e dentistëve vuan nga sëmundjet profesionale dhe në botë jetëgjatësia e dentistit është ndër më të shkurtrat, duke e krahasuar me profesionet e tjera.

Prandaj, pacientët duhen të vlerësojnë punën që bëjnë stomatologët shqiptarë të cilët kanë punuar në kushte shumë të vështira, fizike, teknike, higjiene. Dentistët ishin të parët që shteti i nxori nga buxheti, duke i lënë pa asnjë ndihmë dhe vetëm me punë arritën që të ndërtojnë klinika moderne, të sjellin teknologjinë e përparuar dhe një shërbim bashkëkohor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›