E Shtunë, 31 Tetor 2026

Scholes në Euro 2012 ?

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes nuk ka përjashtuar mundësinë e paraqitjes për Anglinë në Euro 2012.

Scholes, 37 vjeç, u rikthye nga pensionimi në janar dhe ishte shumë afër të përfundojë sezonin me një tjetër titull të kampionit në Premierligë.

Sipas tabloidit britanik The Sun, Scholes ka shprehur gatishmërinë e tij ti ndihmojë Anglisë në Euro 2012. Selektori i ri i Anglisë, Roy Hodgson, të mërkurën do të emërojë skuadrën e gjerë prej 23 futbollistëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›