Në 10 muaj 20 gra të dhunuara nga bashkëshortët
26/10/2009 Gratë nxjerrin tragjedinë e tyre jashtë mureve të shtëpisë
Guxojnë më shumë ato të qytetit, fshati hesht ndaj fenomenit
KORÇE- Gjatë harkut kohor të 10 muajve të këtij viti, 20 gra të dhunuara kanë denoncuar në polici bashkëshortët e tyre. Mësohet se gjatë dy-tre viteve të fundit numri i denoncimeve nga gratë e dhunuara ka ardhur duke u rritur, veçanërisht nga gratë e qytetit. Tashmë tragjedia e tyre po del jashtë mureve të shtëpisë, ndërsa bashkëshortët po përballen me organet e drejtësisë. Në mjaft raste, në zgjidhjen e problemeve mes bashkëshortëve ka ndihmuar edhe zyra e Përmbarimit Korçë, e cila në bashkëpunim me policinë ka ekzekutuar forcërisht vendimet e lëshuara nga gjykata e rrethit gjyqësor Korçë. Rritja e numrit të denoncimeve nga ana e grave ka ardhur si rezultat i punës së vazhdueshme të kryer nga shoqatat e ndryshme dhe veçanërisht nga “Gruaja korçare” në drejtim të sensibilizimit të grave që dhunohen nga bashkëshortët e tyre. Ndërkaq mund të thuhet se nga ana e Shërbimeve Sociale Shtetërore për qarkun e Korçës ekzistojnë statistika të mirëfillta për të gjitha rastet e dhunës në familje. Rastet e denoncimit nga viktimat e dhunës në familje janë bërë të ditura nga burime pranë zyrës së Përmbarimit në Korçë, e cila gjatë këtij viti ka mundur të ekzekutojë 20 vendime të gjykatës së rrethit gjyqësor Korçë, çka do të thotë se këto 20 raste janë regjistruar edhe nga kjo zyrë, ndërsa mund të ketë pasur edhe raste të tjera denoncimesh, të cilat mund të jenë zgjidhur përmes gjykatave pa u dashur ndërhyrja e zyrës Përmbarimore. Që të gjitha këto tregojnë se numri i grave të dhunuara është mjaft i lartë, por aktualisht vlerësohet kurajoja e tyre për të mos lejuar bashkëshortin në një dhunim të përhershëm. Nisur nga të dhënat që kanë shoqatat që veprojnë në qarkun e Korçës dhe veçanërisht nga shoqata “Gruaja korçare” mësohet se gratë e dhunuara u përkasin gjithë shtresave të popullsisë, por kryesisht ngjarje të tilla ndodhin te ato familje që kanë probleme ekonomike dhe sociale, ose në rastet kur bashkëshortët e tyre njihen si persona me probleme. Ndërkohë nga burime të sapopërmendura mësohet se fenomeni i dhunimit të grave është më i njohur në qytet dhe shumë pak në fshat. Ekziston mundësia që gratë e zonave rurale ngurojnë të denoncojnë burrat e tyre, ashtu siç ekziston mundësia që në qytet fenomeni i dhunimit të gruas të jetë më i përhapur. Gjithsesi rastet që vijnë nga fshatrat janë tepër të rralla.