Rusheku denoncon: Muca pakte me Delijorgjin për pronat
TIRANE-Saimir Rusheku, nënkryetari i saposhkarkuar nga detyra në Komunitetin Mysliman Shqiptar, shpërthen në një valë akuzat ndaj drejtuesve të këtij institucioni. Më një intervistë të gjatë për “G.Shqiptare”, Rusheku flet për krizat e fuqishme brenda Komunitetit, përplasjet e fuqishme me kreun e tij, Selim Muça, aferat korruptive me administrimin e pronave të komunitetit.
Në rrëfimin e tij, Rusheku përmend emrin e një prej të pandehurve kryesorë në cështjen “Gërdeci”, Mihal Delijorgjin.
“Mafia e ndërtimit influencon fuqishëm në menaxhimin e pronave të komunitetit mysliman. Mund t’ju kujtoj replikën e ashpër me Mihal Delijorgjin në zyrën e kryetarit të Komunitetit, Selim Muça. Mihal Delijorgji është negociatori për tjetërsimin e pronave të Komunitetit...”, - tha Rusheku.
“Që në atë moment i kam bërë të qartë kryetarit të Komunitetit se strategjia, qoftë fetare, por edhe ekonomike e Komunitetit Mysliman është që t’i zhvillojë projektet e administrimit dhe menaxhimit të pronave përmes një plani afatgjatë. Kështu mund të bëhej transparencë dhe do t’u shërbente brezave. Në këndvështrimin fetar, tjetërsimi i pronës nuk mund të lejohet”, shton Rusheku.
I pyetur për raste konkrete, Rusheku tregon për tokën pranë selisë së Partisë Demokratike që në realitet e dispononte Komuniteti Mysliman. “U shit për një cmim qesharak”, tregon nënkryetari i shkarkuar.
Rusheku në intervistën që boton sot Gazeta Shqiptare ka treguar motivet e vrasjes së Salih Tivarit dhe fakte sesi tjetërsohen pronat.
Ai paralajmëroj se të gjitha faktet dhe provat do t’i depozitojë në Prokurori dhe pret nga organet e Drejtësisë zbardhjen e aferave të mëdha korruptive.
(d.b/BalkanWeb)