“Nuk i qëndrova policisë se kujtoja mos më merrnin ushtar”
27/01/2009 I dyshuari për vënien e tritolit në lokal mohon akuzën zyrtare të policisë
TIRANË- Djaloshi që u kap nga policia si i dyshuar për vënien e tritoli në derën e një pallati deklaroi dje për policinë se nuk ishte ai autori i ngjarjes dhe se uniformat blu e kishin ndaluar pa të drejtë. Burimet policore thanë se ndërsa vazhdon të mbetet në gjendje shëndetësore të rëndë njëri prej tyre 21-vjeçari Erges Isufi, tjetri ka kundërshtuar në polici duke dëshmuar se, ishte duke iu larguar bluve për të mos shkuar ushtar. Por siç njoftojnë burimet policore alibia e dy të rinjve rrëzohet poshtë pasi ekspertët kanë marrë kontakt me degën e mobilizimit të rekrutëve të kryeqytetit dhe rezulton se të dy emrat nuk kanë qenë në listën e atyre që kërkoheshin për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Dëshmia e pronarit
Pronari i bar "Dea" në kryeqytet, tha se nuk njihte asnjë prej dy të rinjve, të cilët janë të dyshuarit e policisë, sipas të cilës krimi është kryer me pagesë. Bashkëpronari i këtij lokali, një 19-vjeçar maturant në gjimnazin “Ismail Qemali”, i cili e kishte marrë me qira prej 5 muajsh tha se autorët ose kanë ngatërruar lokalin ose janë paguar nga dikush për shkaqe konkurrence. “Pashë që u larguan me motor dhe pak sekonda më vonë shpërtheu tritoli në derën e lokalit”,- deklaroi ai.
Ndjekja nga policia
Patrulla e Përgjithshme e vendosur në Pikë – Kontrolli në rrugën “Ali Demi”, ka konstatuar një motor që lëvizte me shpejtësi në këtë aks dhe i ka dhënë shenjë ndalimi. Personat, që ndodheshin në motor, nuk janë bindur shenjës së policisë duke ju shmangur Pikës së Kontrollit. Patrulla e Përgjithshme është vënë në ndjekje të personave që ndodheshin në motor, të cilët për t’ju shmangur ndjekjes dhe ndalimit, kanë devijuar rrugën kryesore, duke e braktisur motorin në hyrjen e një pallati. Patrulla e Përgjithshme ka konstatuar se personat e dyshuar kanë hyrë në shkallët e brendshme të pallatit nr. 269 dhe në këto kushte kanë vazhduar ndjekjen e tyre. Në katin e tretë të këtij pallati kanë bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar.
Rënia nga pallati
Punonjësit e policisë kanë vënë re një person tjetër, i cili ishte varur me duar në anën e jashtme të shesh-pushimit të katit të pestë. Në këto kushte, punonjësit e policisë i kanë bërë thirrje, që të mos rrezikonte dhe futej në pjesën e brendshme të shkallëve. Pas disa sekondash, personi ka rënë nga kjo lartësi.
Gjendja shëndetësore
Duke iu referuar burimeve spitalore mësohet se aktualisht gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit paraqitet e rënduar, pasi ai ka pësuar disa fraktura në pjesë të ndryshme të trupit, për shkak të përplasjes me tokën. Ai po mbahet në sallën e reanimacionit, ku herë pas here i nënshtrohet ndërhyrjeve mjekësore.