E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali; Goditet organizata kriminale e trafikut të drogës



Policia italiane ka arrestuar 22 persona, mes të cilëve disa shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Në burg kanë përfunduar disa italianë dhe shqiptarë, të cilët janë akuzuar për trafiqe të ndryshme, mes Italisë, Shqipërisë dhe Belgjikës. Sipas policisë, të ndaluarit akuzohen për trafik kokaine, armësh dhe femrash, me qëllim prostituimin e tyre. Gjithashtu është sekuestruar dhe një sasi e konsiderueshme kokaine, 3 mijë euro dhe një automatik “Kallashnikov”. Në këtë operacion morën pjesë 200 karabinierë dhe një njësi e helikopterëve. Agjentët po vazhdojnë me hetimet, dhe sipas mediave italiane, priten arrestime të tjera nga kjo organizatë kriminale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›