rrethet shkurt
27/01/2009 VIROZAT
Dyndje në patologji e pediatri
DURRES- Burime nga spitali rajonal i Durrësit kanë bërë të ditur se numri i vizitave ka variuar në ditët e fundit nga 80-100 fëmijë, por edhe salla e pritjes së të rriturve ka regjistruar shifra të larta që shkojnë deri në 60-70 vizita në 24 orë. Fëmijët që janë paraqitur në këtë repart janë të moshave të ndryshme, ndërkohë që simptomat e tyre kanë qenë bronkiolite dhe viroza gripale. Shefi i repartit të pediatrisë, Dhimitraq Gjergo, si dhe ai i patologjisë, Ashim Zogu, kanë bërë të ditur se në ndryshim nga situatat e mëparshme, këtë herë pacientët e të gjitha moshave nuk paraqesin temperaturë të lartë apo diarre. Më të rëndomta janë rastet kur të sëmurët ndihen të këputur, me kollë të thatë, marrje mendsh, bllokim të rrugëve aspiratore, djegie të laringut, acarim të bajameve, skuqje deri në acarim të zgavrës së gojës etj.
Prangosen në port për falsifikim
DURRES- Policia e kufirit dhe migracionit në portin e Durrësit ka vënë në pranga tre shtetas me kombësi shqiptare dhe shtetësi maqedonase e kosovare. A. Asipi, 24 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë, R. Krasniqi, 38 vjeç, nga Rahoveci dhe V. Gashi, 27 vjeç, nga Gjilani, të dy shtetas kosovarë, janë arrestuar, pasi ata janë vënë nën akuzën e përdorimit të dokumenteve të falsifikuara si dhe të falsifikimit të vulave e stampave. Të tre këta shtetas janë vënë në pranga në orët e mesnatës teksa synonin të lundronin me tragetin e linjës Durrës-Bari. Sipas burimeve policore, 24-vjeçari Asipi ka paraqitur para kontrollorëve dokument që u ka rezultuar i falsifikuar. Nga ana tjetër për të njëjtën arsye është izoluar në qeli shtetasi nga Rahoveci R. Krasniqi, pasi ai mësohet se ka vënë në përdorim leje qëndrimi austriake me që i përket një shtetasi tjetër.
Xh. Gradica
Minorenia, në një burg të Greqisë
ELBASAN- Xhuliana Hoxha një nga adoleshentet e zhdukura gjendet në një burg të quajtur Kordhelon në Selanik të Greqisë. Mësohet se 17-vjeçarja është larguar që në 8 janar të këtij viti dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Familja e vajzës ka mësuar se 17-vjeçarja ndodhej në burg, pasi ajo ka telefonuar dhe ka kërkuar ndihmë. Ende nëna e saj Natasha nuk e di se si vajza ka mundur të përfundojë deri në Greqi, por mësohet se ajo është arrestuar bashkë me një person tjetër, emrin e të cilit nëna nuk e ka mësuar. Ajo kërkon nga shteti dhe konsullata shqiptare të ndërhyjnë për të nxjerrë nga burgu vajzën e mitur. “Kërkojmë nga Ministria e Jashtme, konsullata, ambasada shqiptare të na ndihmojnë. Një 17-vjeçare pa asnjë mbrojtje ndodhet në qelinë e burgut. Të paktën këto institucione të ndërhyjnë që vajza të merret nga i vëllai i saj që ndodhet në Greqi. I lutem shtetit shqiptar dhe shtetit grek të na ndihmojë për ta nxjerrë nga burgu”, ka thënë e ëma e vajzës.
L. Lleshi
Policia ngre postblloqe të shumta
Durrës, vidhet makina e juristes
së Drejtorisë së Policisë
DURRES- Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një natë më parë mjetin privat të familjes së juristes së policisë në Drejtorinë e qarkut të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e mesnatës teksa shtetasi Ymer Selimaj, i cili sipas burimeve është bashkëshorti i juristes së policisë së shtetit në Durrës, ka zbritur shkallët për të marrë në mjet diçka personale. Pikërisht në këtë kohë Selimi ka gjetur të boshatisur vendin ku ishte parkuar autovetura tip Benz 2000 me ngjyrë gri dhe targa DR 5805 C, që i përkiste këtij shtetasi. Fill pasi ka mësuar për vjedhjen pronari ka vënë në dijeni bashkëshorten dhe më pas edhe sallën operative. Personat që e kanë bërë objekt grabitje kanë shfrytëzuar natën me mot të keq për të realizuar qëllimin. Policia në Durrës nuk e ka bërë publike këtë ngjarje, por mësohet se ka më shumë se 24 orë që po kërkohet gjithandej. Postblloqet e ngritura enkas për të gjetur makinën që i është vjedhur familjes së juristes së Drejtorisë së Policisë së qarkut nuk kanë bërë ende të mundur së paku të identifikojnë vendin ku është fshehur mjeti. Kjo është vjedhja e radhës në Durrës, qyteti i cili mesatarisht ndeshet në 5-6 raste të tilla në javë.
Xh. Gradica
Një pistë, kriza në martesë
Vetëvritet në repart ushtari 23-vjeçar
KUÇOVË- I ka dhënë fund jetës duke u vetëqëlluar me armën e tij të shërbimit ushtari 23-vjeçar. Ngjarja ndodhi në orët e para të së hënës në Repartin e Aviacionit në qytetin e Kuçovës, ku rekruti në shërbim K. Armaçi ka ngelur i plagosur dhe ka ndërruar jetë në spital. Sipas burimeve nga reparti, ai ka shkuar i qetë në vend roje, por në orët e para të mëngjesit është dëgjuar një krismë arme që ka vënë në alarm të plotë drejtuesit e repartit dhe ushtarët e tjerë. Policia tha se për këtë ngjarje po hetohet në dy pista: plagosje nga pakujdesia dhe vetëvrasje. K. Armiçi 23 vjeç pas disa muajsh përfundonte shërbimin ushtarak. Sipas dëshmive, ai ishte martuar përpara se të niste shërbimin ushtarak me një vajzë nga Kuçova, por nga vizita e fundit në shtëpi gjatë lejes ishte kthyer i mërzitur, pasi martesa e tij ishte në krizë.
S. Gozhina
Merret në pyetje për origjinën e tyre
Kërkon të thyejë
valutë false, arrestohet
VLORE- Kërkon të thyejë lekë fals, por kapet menjëherë nga ana e policisë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Shtetasi Anxhelo Capaj, banues në lagjen “24 Maji” të qytetit ka shkuar në një degë të Uestern Unionit në afërsi të qendrës së qytetit, pranë Xhamisë dhe ka kërkuar të shkëmbejë këtu 120 paund anglezë. Punonjësja që ka qenë në atë moment në shërbim e ka verifikuar falsitetin e paundëve dhe menjëherë ka lajmëruar policinë që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit Capja në komisariatin e policisë, ku tashmë po jep përgjigje për mënyrën e rënies në dorë të tij të parave false. Nuk është hera e parë e ndodhjes së parave false në qytetin e Vlorës. Edhe përpara festave të fundvitit, por edhe pas tyre u vërejtën edhe lekë me prerje shqiptare false, por pa u identifikuar se nga kush kishin ardhur.
Dh. Spiro
Shpërthim gazi në
restorant, lëndohen 3 shtetas
KORÇE- Restoranti “Dea”, i vendosur në katin e parë të një ndërtese 3-katëshe në Korçë dje në orët e paradites është shkatërruar nga shpërthimi i fuqishëm i gazit, me të cilin ishte duke u furnizuar atë çast kaldajën që ngroh godinën. Për pasojë dy persona kanë mbetur të dëmtuar me plagë të lehta. Nga hetimet e para mendohet se shkak i shpërthimit ka qenë dalja e menjëhershme e gazit nga tubacionet, pas rrëzimit të një tubi të kaldajës gjatë mbushjes së impiantit me gaz. Kuzhinierja dhe një kaldajist kanë qenë të parët që janë prekur nga dëmtimet. Në momentin kur po kryhej mbushja me gaz e kaldajës për sistemin e ngrohjes, ata ndodheshin në ambientet e brendshme të lokalit. Valës së nxehtë nuk i ka shpëtuar as pronarja e restorantit, e cila është përcëlluar në fytyrë dhe ka marrë plagë të lehta në trup.
V. Hasani
Elbasan, po bëhet gati infrastruktura
Shtyhen pa afat aplikimet
për kartat e identitetit
ELBASAN- Shtyhet pa afat fillimi i aplikimit për kartat e identitetit në Bashkinë Elbasan. Megjithëse ambientet janë gati, ende nuk janë instaluar aparaturat përkatëse për të filluar këtë aplikim. Fillimisht u deklarua se Bashkia Elbasan mund të fillonte procesin më 20 janar, por ky afat u shty dhe nuk dihet nëse 1 shkurti do të jetë një fillim për këtë proces të rëndësishëm apo do të shkojë më tej kësaj date. Specialisti i Sektorit Juridik pranë prefekturës së qarkut të Elbasanit Xh. Haxhihyseni tha se “në të gjithë qarkun e Elbasanit ka përfunduar procesi i përgatitjes së trajnimit të punonjësve të gjendjes civile si dhe infrastruktura dhe zyrat përkatëse për aplikimin e qytetarëve për kartën e identitetit. “Aktualisht ne jemi në pritje të instalimit të aparaturave në çdo njësi të qeverisjes vendore për të nisur këtë proces për pajisjen e shtetasve me karta identitetit.