E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetuesit në SHBA shkrijnë pasurinë prej 4.2 milionë dollarësh të Diverolit



Prokurorët vendosën që t’i rikthenin pasurinë 23-vjeçarit, pasi ata arritën në përfundimin se këto vinin nga të ardhurat prej 300 milionë dollarësh të bizneseve të shitjes së armëve, por që nuk kishin të bënin me çështjen e municionit kinez, për të cilën ai akuzohet

Pasuria prej 4.2 milionë dollarësh e sekuestruar nga shteti amerikan do t’i rikthehet sërish Efraim Diverolit, pas një vendimi të prokurorëve.

Ushtria amerikane vendosi që të ngrinte pasurinë e 23-vjeçarit që prej 5 marsit të vitit 2008, pasi ky i fundit kishte thyer ligjet e sigurimit dhe transportit të municioneve në Afganistan, për ushtrinë e këtij shteti.

Qeveria vendosi që të merrte këto masa për Diverolin, pasi ky i fundit dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë u akuzuan se kishin shitur municion kinez për forcat e ushtrisë afganistanase. Prokurorët vendosën që t’i rikthenin pasurinë 23-vjeçarit, pasi ata arritën në përfundimin se këto vinin nga të ardhurat prej 300 milionë dollarësh të bizneseve të shitjes së armëve, por që nuk kishin të bënin me çështjen e municionit kinez, për të cilën ai akuzohet.

..........

Kështu, vendimi i dhënë tregon se nuk ka pasur asnjë të përbashkët në lidhje me çështjen e tregtisë së municioneve më Shqipërinë.

Avokatët e Diverolit synojnë që të arrijnë para gjykatës se klienti i tyre nuk e ka shkelur embargon e vënë nga SHBA-ja në lidhje me municionet kineze, pasi këto

janë siguruar në tjetër mënyrë.

Sipas avokatëve të 23-vjeçarit, çështja kriminale e quajtur nga qeveria, është faktikisht një problem ligjor i interpretuar keq.

Ndërsa, sipas prokurorëve, rregullorja e Departamentit të Mbrojtjes ndalon furnizuesit që të sigurojnë municione nga një vend që ka lidhje direkte ose indirekte me shoqëritë ushtarake kineze.

Në vitin 2007, Departamenti i Shtetit i kërkoi Diverolit që ai të mos shiste municione dhe armë kineze qeverisë së SHBA-së, të cilat do të shërbenin për të ndihmuar forcat aleate në Afganistan në luftën ndaj talebanëve.

Sipas prokurorëve, kjo nuk është zbatuar nga Diveroli dhe tre bashkëpunëtorët e tij, të cilët rregulluan edhe origjinën e këtyre municioneve, duke e ndryshuar markën “Made in China”, që kishin arkat ku ato mbaheshin.

Diveroli u vu në qendër të vëmendjes në Amerikë, pasi një prej të përditshmeve më të njohura amerikane shkroi se municionet e shitura nuk e kishin origjinën aty ku kishte deklaruar ai.

Pentagoni ndërpreu kontratën me firmën e tij AEY në muajin maj, me arsyen se kjo firmë kishte thyer kushtet e vendosura, pasi shiste municion nga një vend që nuk lejohej. Megjithatë, pasi u shqyrtua sërish çështja, u vendos që pasuria prej 4.2 milionë dollarësh e 23-vjeçarit, e konfiskuar nga shteti, t’i rikthehej sërish atij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›