“Të huajt të vëzhgojnë zgjedhjet”
PDS i bën thirrje përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar që të vëzhgojnë maksimalisht zgjedhjet e 28 qershorit, në mënyrë që të parandalohet plani i Sali Berishës për të prekur votën e shqiptarëve. Sekretari politik i kësaj partie, Artur Duçkallari tha dje se, “mungesa pranë kutive të votimit do të ishte ndihma më e madhe për Sali Berishën dhe qeverinë e tij të korruptuar. Një pjesëmarrje masive në votime do të ishte një goditje përfundimtare ndaj sistemit familjaro-korruptiv që qeveris sot Shqipërinë”. Sipas tij, “Ministria e Brendshme dështoi ta mirorganizonte procesin e ndarjes së letërnjoftimeve të reja, por përgjigjja e qytetarëve nuk duhet të jetë mungesa në proces”.