E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ka drita në shkollë, prindër e nxënës në protestë

Mallakastër

Rreth 400 nxënësve të një shkolle nëntëvjeçare në fshatin Visokë të Mallakastrës prej dy javësh u mungon energjia elektrike.  Prindërit e tyre kërcënojnë se nuk do t’i lejojnë fëmijët të vazhdojnë mësimin në rast se nuk riparohet defekti elektrik. Ata kanë lënë afat deri të premten e kësaj jave, duke kërcënuar se as javën e ardhshme dhe as pas vitit të ri nuk do të lejojnë fëmijët që të vazhdojnë shkollën dhe do të shkojnë deri në bllokimin e rrugës. Banorët e fshatit Visokë i janë drejtuar  me një kërkesë kryetarit të komunës së tyre që të ndërhyjë pranë CEZ-it për t’i dhënë energji elektrike shkollës ku mësojnë fëmijët e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›