E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet dhunuesi seksual i të miturës

Pogradec

Arrestohet nga policia një 23-vjeçar nga Pogradeci, i shpallur në kërkim prej dy muajsh, me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me një të mitur. Policia bëri të ditur se ka ndaluar në banesën e tij Ervis Dushin, nga fshati Buçimas, pasi gjykata kishte dhënë në mungesë arrest në burg. Dushi dyshohet se është një prej tre të rinjve të akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën A.J., nga fshati Buçimas, ngjarje e 11 tetorit 2010. Dy të rinjtë e tjerë u kapën shumë shpejt nga policia. Vajza dyshohet se shkoi me dëshirë me një kushëririn e saj në një udhëtim me makinë, por në banesën e një shoku të tij tre të rinjtë e dhunuan seksualisht njëri pas tjetrit dhe e hodhën në një kotec pulash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›