E Diel, 1 Nëntor 2026

Vocaj: Kadriaj nuk do të ndiqet penalisht

Prononcimi

Drejtori i policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj, ka deklaruar se ngjarja nuk është cilësuar si një pengmarrje, pasi autori ka qenë në gjendje depresioni në momentin që ka marrë armën dhe ka kanosur familjen e tij. Sipas Vocajt, arma që ai posedonte ishte një çifte, të cilën ai e kishte me leje. Më tej ka vazhduar se pas negocimeve është bërë i mundur qetësimi i Artan Kadriajt dhe së bashku me një ekip mjekësor ai është dërguar për në spital ku edhe ka marrë mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë, fqinjët dhe të afërmit e familjes pohojnë se ai nuk ka shfaqur problem, por prej disa kohësh ishte pezulluar nga posti i drejtorit të një banke. Ata mendojnë se pikërisht ky largim ka rënduar edhe gjendjen emocionale të Artan Kadriajt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›