E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte hekur për skrap, ndalohet

Elbasan

Në prangat e uniformave blu ka rënë dje në mesditë një 41–vjeçar në qytetin e Librazhdit, teksa po vidhte hekur për skrap. Burime të Policisë së Elbasanit bënë të ditur se 41-vjeçari Ferik Hysen Kojo, lindur e banues në fshatin Katjel Komuna Rrajcë Librazhd, është arrestuar teksa po vidhte hekur për skrap me ndihmën e lëndëve plasëse, duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e tij.

Autori e kishte krijuar vetë lëndën plasëse dhe ishte duke thyer qendra zjarri në vendin e quajtur Livadhet e Muços. Pas një kontrolli të shpejtë, agjentët e policisë mundën të gjejnë dhe bllokojnë në cilësinë e provës materiale plot dymbëdhjetë kapsolla detonatore, 3.4 m fitil zjarr përcjellës, si dhe 10 kilogramë nitrat amoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›