Konflikti për pronën, vdesin dy persona

Dy persona humbasin jetën si pasojë e një konflikti pronësie në Lezhë. Preng Brunga dhe Pjetër Pjetri, kanë humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit që patën midis tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kallmet të Lezhës.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktimat, pasi kanë debatuar midis tyre, në një distancë të afërt, kanë nxjerrë armët dhe kanë shtënë në drejtimi të njëri-tjetrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, Preng Brunga ka vdekur në vend ndërsa viktima tjetër Pjetër Pjetri ka humbur jetën pas transportimit për në spital.
Policia ka mbërritur mënjëherë në vendngjarje për të mbledhur provat materiale që do të ndihmojnë në detajimin e hollësishëm të ngjarjes së rëndë. Po ashtu, blutë e Lezhës kanë marrë në pyetje një numër të konsiderueshëm personash në cilësinë e dëshmitarit në vendgjarje.