Zgjedhjet në Bjellorusi nuk ishin të lira

Vëzhguesit nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, vunë në dukje se zgjedhjet nuk ishin konkurruese, sepse "zgjedhjet e lira varen nga njerëz të lirë për të folur, organizuar dhe kandiduar për poste publike."
Kjo nuk ndodhi në Bjellorusi as në këto zgjedhje. Sipas OSBE-së, shumë politikanë të shquar që mund të kishin pasur një mundësi për të ndikuar në zgjedhje ose "mbetën në burg ose nuk kishin të drejtë të regjistroheshin për shkak se kishin qenë në burg", ndërkohë që një numër aktivistësh të opozitës u arrestuan para zgjedhjeve.
OSBE-ja gjithashtu vuri në dukje se mediat e kontrolluara nga qeveria ndaluan kandidatët e opozitës të paraqiteshin në televizion, ndërsa shtypi shtetëror refuzoi të publikonte programet e tyre zgjedhore.
Në të vërtetë, një javë para zgjedhjeve, dy partitë më të forta të opozitës i tërhoqën kandidatët e tyre dhe u bënë thirrje të gjithë votuesve t'i bojkotonin zgjedhjet plotësisht.
Bjellorusia, një vend me 9 milionë e 500 mijë banorë, ka regjimin më shtypës në Evropë.