Nuk ka marrëveshje, pritet brenda 10 ditëve

(E plotësuar) Takimi i filluar orë më parë në vilën e Pacollit, tashmë ka përfunduar.
Pacolli edhe një herë është dorëzuar para Thaçit duke mos e mbajtur fjalën për prishjen e koalicionit nëse nuk riformatohet Qeveria. Ai i ka dhënë ende kohë PDK-së dhe Hashim Thaçit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ende nuk ka marrëveshje për ndryshimet në strukturat e Qeverisë.
E vetmja gjë që janë marrë vesh është kjo do të diskutohet në dhjetë ditët e ardhshme.
Mysafirët e Pacollit tashmë janë larguar nga vila e tij, ku po mbahej takimi.
---
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është duke e mbajtur një takim me kreun e partisë së Aleacës Kosova e Re Behgjet Pacollin.
Burimet të Indeksonline bëjne të ditur se në takimi nuk po mbahet në asnjë prej objekteve institucionale por në vilën luksoze të Pacollit në Hajvali.
Aty po marrin pjesë edhe Kadri Veseli, Vlora Çitaku dhe Hajredin Kuqi nga ana e PDK-së, ndërsa prej AKR-së përpos Behgjet Pacollit, është edhe nënkryetarja Mimoza Kusari – Lila.
Arsyeja e takimit te këtyre dy palëve është biseda rreth ndryshimeve të Qeverisë./Indeksonline/