E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia me kryeministren e parë pas pavarësimit

Sllovenia që nga dje ka kryeministër një femër. Kjo është Alenka Bratushek (në foto), e cila në fakt është zgjedhur mandatare për formimin e qeverisë së re, që pritet të ketë shumë emra të rinj, pos mbase ministrit të Punëve të Jashtme.

Parlamenti slloven votoi të mërkurën për shkarkimin e kryeministrit konservator, Janez Jansha, pasi partitë e vogla u larguan nga koalicioni. Shkarkimi i kryeministrit erdhi pasi komisioni për luftimin e korrupsionit ka zbuluar parregullsi në aktivitetet dhe llogaritë bankare të Janez Janshës, si dhe të kryetarit të Bashkisë së Lubjanës, Zoran Jankoviq. Gjithashtu, një ndër arsyet e shkarkimit ishte edhe kriza e thellë ekonomikë që ka përfshirë vendin.

Mandatarja Alenka Bratussek do të bëhet kryeministria e parë femër e Sllovenisë që nga pavarësimi nga ish-Jugosllavia, në vitin 1991.

Ekonomia e Sllovenisë aktualisht gjendet në recesion të thellë, me papunësi mbi 12 për qind.

Alenka Bratushek, e cila ka punuar më parë në Ministrinë e Financave, ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj masave shtrënguese, duke thënë se prioritet i saj do të jetë shtimi i numrit të vendeve të punës dhe se nuk do të ketë vend për skenarin grek./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›