E Diel, 1 Nëntor 2026

Surroi: Shteti i Kosovës është zaptuar nga PDK-ja

Shteti është i zaptuar dhe Kosova e ka të vështirë të bëhet normale, është shprehur kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, publicisti Veton Surroi. Në një intervistë në KTV-së, Surroi ka folur gjerë e gjatë për proceset, nëpër të cilat po kalon vendi. Ish-anëtari i Ekipit të Unitetit ka fajësuar partinë në pushtet për katrahurën në të cilën ndodhet vendi. Sipas tij, kemi një skenë politike të deformuar, sepse kemi pasur një sistem zgjedhor të kriminalizuar, të deformuar dhe të kontrolluar nëpërmjet një krimi të organizuar të vjedhjes së votave. Rezolutën për bisedime, të miratuar në Kuvendin e Kosovës, e quan të kotë, duke thënë se hapi i fundit i degradimit të shtetit është edhe vetë emërimi i Jahjagës për presidente.

Kryeministri, sipas Surroit, nuk shihet me sy pozitiv nga ndërkombëtarët, duke përmendur faktin e ekzistimit të një disbalanci mes vendit tonë dhe Gjermanisë. Ai ka thënë se duhet të shprehet haptas ajo që po hezitohet të thuhet nga qeveritarët dhe dialoguesit: se Paketa e Ahtisaarit është e vlefshme vetëm në një Kosovë të pavarur dhe të pranuar nga të gjithë qytetarët e saj. Andaj, krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe, sipas tij, e bën të jetë një Ahtisaari plus dhe të jetë statusi i veçantë krahas pjesës tjetër të vendit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›