E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedicti u largua nga Vatikani

Papa Benedicti XVI e ka lënë Vatikanin në ditën e tij të fundit në këtë post. Papa 85–vjeçar, u dërgua me helikopter të enjten për në Kështjellën Gandolfo, vend ky që gjendet afër Romës e që shërben për qëndrimin papës gjatë stinës së verës.

Benedicti tha se u pensionua për shkak të shëndetit të tij të dobët. Zëvendësi i tij, Kardinali Tarcisio Bertone do të jetë në krye të 1.2 miliardë katolikëve roman të botës deri zgjedhjen e një pape të ri.

Në fjalimin e tij gjatë ditës, Papa u zotua se do të ketë “respekt të pakushtëzuar” për njeriun i cili do ta pasojë atë.

Në një takim lamtumirës me kardinalët, Benedicti u kërkoi atyre që të punojnë “në unitet” për të zgjedhur pasardhësin e tij. Kardinalët pritet që pasardhësin e Benedictit ta zgjedhin gjatë muajit të ardhshëm./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›