E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë prokurore 100 mijë lekë shpërblim

02/03/2009  Për 8 marsin

TIRANE- Prokurorja e përgjithshme Ina Rama ka vendosur pak ditë më parë që për festën e 8 marsit t’u japë si shpërblim të gjitha grave që punojnë pranë prokurorive të vendit nga 10 00 lekë të reja. Si çdo drejtues institucioni, i cili ditën e festës së grave vlerëson figurën e femrës, kryeprokurorja Rama, e cila njihet edhe për thjeshtësinë e saj brenda stafit të vet, ka menduar që pikërisht në ditën e shënuar të festës së grave t’i shpërblejë këto me 100 mijë lekë të vjetra. Mësohet se ky vlerësim është i njëjtë për të gjitha punonjëset e prokurorive të vendit dhe se vlera financiare nuk ka asnjë ndryshim si për femrat që punojnë sekretare, ashtu dhe për ato që mbajnë detyrën e prokurores.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›