Nuk ka shans që të cenohet mandati i tretë i PD-së, mund të vihej në pikëpyetje mandati i katërt i PS-së

Mbyllet numërimi i fletëve të votimit në kutinë e fundit në Uznovë të Beratit.
Në QV nr 3295 fiton PS, por rezultati nuk ndikon në mandatet e PS në rang qarkut të Beratit. Kandidati për deputet dhe aktualisht zëvendëskryeministër Genc Pollo është shprehur se, nuk ka asnjë shans që të cenohet mandati i tretë i PD-së, përkundrazi mund të vihej në pikëpyetje mandati i katërt i PS-së.
“Sikur këto 10 kuti të rinumëroheshin, dhe sikur 100 % e votave ti takonin PS-së nuk ka shans që t’i cenohet mandati i tretë i PD-së. Rezultati tashmë është konsoliduar dhe është nënshkruar nga të gjitha komisionerët e Uznovës” u shpreh zëvendëskryeministri.
Gjithashtu Pollo përgënjeshtroi kandidatin socialist Braçe duke u shprehur se komisionerët nuk kishin hedhur pretendime për ushtrim dhune.
Ndërsa kandidati i partisë socialiste në këtë qark Erion Brace, kërkon rinumërimin e 10 kutive të votimit. Sipas Braçes kutitë me janë numëruar nga komisionerët e PS në kushtet e presionit. Sipas Braçes në këto kuti janë shpallur 3200 fletë votimi të pavlefshme.
Në Berat 4 mandate i ka fituar PS, 3 PD dhe 1 mandat i shkon LSI-së
...