"Nuk kam atdhe rezervë, do kthehem në Shqipëri"
Ai është një ndër studentët shqiptarë në Itali. Pa asnjë hezitim, Edval Zoto e konsideron veten "oficer i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", madje saktëson se është nëntoger i Këmbësorisë. Aktualisht, vazhdon studimet për plotësimin e periudhës së formimit profesional në Shkollën e Specialiteteve të Ushtrisë Italiane, në Torino. Studimet e tij janë mundësuar nga marrëveshjet që ushtria shqiptare ka me ato italiane.
Përse studioni në Itali?
Ardhja ime në Itali i detyrohet dëshirës time për të qenë oficer i Forcave të Armatosura. Në sajë të disa shokëve të mi, që kishin bërë këtë zgjedhje para meje, pata mësuar se Ministria e Mbrojtjes dërgonte studentë ushtarakë jashtë vendit, të cilët, pas kryerjes së studimeve jashtë, ktheheshin dhe kryenin shërbimin e tyre në atdhe. U interesova për këtë mundësi dhe mora pjesë në përzgjedhjen e studentëve. Në provim u futëm rreth 60 veta, nga do të fitonin vetëm një pjesë e vogël. Provimi u bë në korrik dhe në fillim të shtatorit të vitit 2004, grupi u dërgua nga Ministria e Mbrojtjes për në Portin e Durrësit, nga do të niseshim për në Modena, pikërisht atje ku ndodhet dhe Akademia e famshme Ushtarake e Modenës.
E mbaj mend shumë mirë atë ditë, pasi emocionet ishin të mëdha, por edhe se ishte fillimi i një përvoje të re e të gjatë. Nuk më bëri shumë përshtypje hyrja në territorin italian sesa lënia e atij shqiptar. Shkëputja nga familja dhe shokët më të afërt, që kishin ardhur për të më përcjellë, por edhe këshillat dhe urimet e tyre, i sillja shpesh ndërmend ditët e para të qëndrimit në Itali.
Si është organizuar shkollimi i oficerëve shqiptarë në Forcat e Armatosura të Italisë?
Studentët ushtarakë shqiptarë në Itali nuk janë një risi. Ka pasur studentë ushtarakë shqiptarë në shkollat ushtarake italiane që në periudhën e qeverisjes së Mbretit Zog. Për kuriozitet, ish-kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë, Mehmet Shehu, por edhe figura të tjera të njohura të skenës shqiptare, pothuaj të gjithë luftëtarët shqiptarët që shkuan në Spanjë si antifashistë, kanë frekuentuar këto shkolla në vitet ‘20 e ‘30. Studentë të tjerë shqiptarë erdhën në Itali pas rënies së sistemit diktatorial në vitet ‘90. Këta studentë, sipas kuotave që caktohen nga vendi fqinj, marrin shkollim në të gjitha shkollat ushtarake italiane si psh: në Akademinë e Detarisë në Livorno, në Akademinë e Aviacionit në Pozzuoli, në Akademinë e Forcave Tokësore në Modena (studentët e dalë prej saj vazhdojnë pjesën e mbetur të studimeve si oficerë në Shkollën e Specialiteteve në Torino ose në Shkollën e Oficerëve të Karabinierisë në Romë) dhe në Shkollën e Nënoficerëve në Viterbo. Specializime të ndryshme kryejnë plot ushtarakë shqiptarë për periudha më të shkurtra kohore në çdo shkollë tjetër të specializuar ose në reparte të veçanta të Forcave të Armatosura Italiane. Bashkëpunimi italo-shqiptar në këtë fushë është shumë i madh dhe i frytshëm. Shkollimi i oficerëve shqiptarë në Republikën e Italisë gëzon një traditë të veçantë.
Krahas përvojës ushtarake, ju vazhdoni edhe studimet në universitet...
Paralelisht me përgatitjen ushtarake, vazhdoj dhe përgatitjen mësimore universitare. Të qenit oficer nuk kërkon vetëm përgatitje të ngushtë ushtarake, por edhe kulturë të gjerë intelektuale. Aktualisht, vazhdoj pjesën e dytë të studimeve në degën e Shkencave Strategjike, që fillimisht ishte konceptuar vetëm për frekuentuesit ushtarakë të universiteteve të Modenas dhe të Torinos, por që tashmë është kthyer në një degë të rëndësishme edhe për studentë civilë.
Sa për ilustrim: unë vjet u diplomova për ciklin trevjeçar dhe me krenari dua të them që punimi im i diplomës në lëndën Marrëdhënie Ndërkombëtare me titull "Ndërkombëtarizimi i Çështjes Politike të Kosovës" u vlerësua me pikët maksimale dhe ngjalli interes të madh te katedra e lëndës në fjalë. Vitin tjetër duhet të diplomohem për ciklin dyvjeçar dhe do të vazhdoj të thellohem në të njëjtën temë, për të cilën po punoj me pasion të madh.
Kjo lloj diplome, siç e thashë dhe pak më parë, ka qenë e konceptuar fillimisht për ushtarakët, pasi përmbante ato elemente të domosdoshme për një oficer. Lëndët që trajtohen janë të lloj-llojshme, meqë diploma jepet nga Universiteti i Torinos, që koordinon punën e shumë fakulteteve të interesuara në këtë fushë. Në qendër të kësaj dege është skenari gjeostrategjik dhe gjeopolitik dhe është pikërisht kjo karakteristika e degës që ka filluar të thithë shumë studentë të rinj, por edhe studentë "të vjetër", që duan ta kenë si diplomë të dytë. Jo rrallë, në këtë degë diplomohen personalitete të njohura të politikës, por edhe specialistë të fushave të ndryshme që punojnë në institucione e nisma ndërkombëtare. Diplomimi në këtë degë është një tjetër motivim profesional për mua.
A jeni i kënaqur nga jeta në ushtri?
Jeta ushtarake është e mbushur me shumë vështirësi, sa ndonjëherë kënaqësitë që provon ushtaraku janë të pakuptueshme nga ata që nuk e njohin botën ushtarake. Kënaqësitë më të mëdha janë ato shpirtërore dhe që u detyrohen arritjeve të përditshme. Çdo ditë e jetuar si ushtarak është një mundësi për t‘u kënaqur ose për t‘u mërzitur. Është e vështirë të kuptosh nëse një ushtarak është i mërzitur apo i kënaqur, pasi ai duhet të tregojë përherë një vullnet të hekurt që lidhet me detyrën dhe shërbimin ushtarak që ai kryen. Në rastin e oficerëve, çdo gjë bëhet më e komplikuar, pasi përgjegjësitë janë më të mëdha. Oficeri është ai që duhet të motivojë vartësit e tij, kështu që kënaqësia e tij lidhet me kënaqësinë që shfaqin vartësit e tij në çdo detyrë që u caktohet. Oficeri mund të kalojë ditë të tëra i mërzitur, por mjafton një çast i vetëm kur ai vërteton që puna e tij ka arritur frytet e veta dhe harron tërë lodhjen dhe mërzitjen e kaluar më parë.
Si është organizuar një ditë normale për ju?
Dita e punës në ushtri fillon shumë shpejt. Shumë herë dielli e humb garën me ushtarakët. Në varësi të aktivitetit dita ndryshon shumë. Përgjatë periudhës së studimeve universitare, pjesa më e madhe e kohës kalon nëpër salla mësimi dhe mbi libra, ndërsa përgjatë periudhave stërvitore dita fillon shumë shpejt dhe nuk dihet kur mbaron.
Nëse përgjatë studimit lodhja është kryesisht psikologjike, përgjatë stërvitjes, lodhjes psikologjike i shtohet ajo fizike. Oficerët duhet të përballen më shumë vështirësi, pasi janë ata që duhet të japin shembullin të parët, kështu që situatat e simuluara janë të shumta dhe kjo bëhet në bazë të një programi të përcaktuar me kujdes. Si në çdolloj programi përgatitor për oficerët, edhe në Itali i kushtohet kujdes përgatitjes psikologjike të oficerëve, pasi situatat që ata mund të përballen mund të jenë nga më të larmishmet, por edhe nga më të rrezikshmet.
Si e kaloni kohën tuaj të lirë?
Kohën e lirë e kaloj si çdo moshatar i imi. Sigurisht, kur nuk kam ndonjë punë mundohem të dëfrehem brenda mundësive që i krijoj vetes. Me pëlqen shumë leximi, kështu që sa herë kthehem nga Shqipëria marr me vete një tufë me botime të reja në shqip. Nuk është e pakët as koha e lirë që i kushtoj sportit dhe kujdesit ndaj aftësive sportive personale. Për fat të mirë, strukturat ushtarake janë të pajisura shkëlqyeshëm me ambiente sportive. Nuk lë mënjanë as internetin, që tashmë përdoret për çdolloj komunikimi, por edhe si burim komod informacioni. Gjithashtu, jam i pasionuar me kinemanë dhe muzikën.
Nuk di ç‘të them tjetër. Sigurisht që jam më i kujdesshëm në aktivitetet që kryej, pasi jam ushtarak dhe si i tillë duhet të kujdesem të mos lë përshtypje negative te njerëzit që më rrethojnë. Dua të shtoj që kohën e lirë më të mrekullueshme e kaloj kur kthehem në Shqipëri. Shoqërinë që kam në Shqipëri e shoh si të pazëvendësueshme në Itali dhe është një nga faktorët më kryesorë të mallit që kam për Shqipërinë.
Cili është mendimi i familjes dhe shoqërisë tuaj për profesionin që ju keni?
Vij nga një familje intelektuale; babai është gazetar, ndërsa mamaja është kimiste. Në fillim ata u çuditën nga përzgjedhja ime. Jam ushtaraku i vetëm në fis, por u treguan edhe pak dyshues për perspektivën time. Tani më mbështesin dhe me raste janë ata që më tërheqin vëmendjen dhe kërkojnë mendimin tim për ngjarjet e reja që përfshijnë ushtrinë shqiptare. Babai, sidomos, kthehet në një bashkëbisedues kritik shpeshherë dhe diskutimi bëhet shumë konstruktiv për të dy. Të dy prindërit në këto vite që kanë kaluar janë kthyer në mbështetësit e mi më të fortë në zgjedhjen që kam bërë dhe kjo nuk është vetëm meritë e imja, por edhe i standardeve të reja që ka arritur ushtria shqiptare.
Për sa i përket shoqërisë, jam i vetmi ushtarak në grup, kështu që "kontribuoj" në larmishmërinë e profesioneve të grupit tim. Gjithashtu, kanë dhe ata vërejtjet e tyre po që kanë të bëjnë me mungesën time të shpeshtë dhe qëndrimin tim shumë të shkurtër me ta për shkak të profesionit. Mundohem t‘i justifikoj mungesat duke qëndruar sa më shumë me ta kur jam në Shqipëri. Por duhet të mendoj edhe për familjen, kështu që gjendem përherë "midis dy zjarreve" në çdo sezon pushimesh.
A keni ndonjë ngjarje që ju ka lënë më tepër përshtypje gjatë jetës suaj në Itali?
Nuk di të bëj një klasifikim, pasi zakonisht emocionohem rrallë, sidomos nga ana profesionale. Jam emocionuar kur kam kryer hedhjet e mia të para me parashutë në kursin e parashutizmit në Pisa, kur kam drejtuar për herë të parë shokët e mi në stërvitje, kur kam kryer poligone të ndryshme, por edhe kur kam diskutuar diplomën. I lumtur ndihem çdo vit gjatë festave të nëntorit që organizojmë ne oficerët shqiptarë. Kam kaluar një mbrëmje të mrekullueshme kur Italia fitoi Kupën e Botës në futboll edhe pse nuk jam tifoz futbolli. Jam ndier krenar kur Kosova shpalli pavarësinë, por edhe këto ditë që Shqipëria mori ftesën për t‘u anëtarësuar në NATO. Kujtoj shumë ngjarje, por këto që thashë janë më mbresëlënëset.
Çfarë do të donit t‘i ndreqnit shoqërisë shqiptare?
Është një pyetje e vështirë dhe e parakohshme për mua. Në këtë rast nuk mund të jem veçse subjektiv. Shoqëritë, sidomos ato periferike e të vogla, normalisht ndryshojnë me shumë vështirësi dhe me ngadalësi. Ndryshimet vijnë si pasojë e vetëriformësimit, kontakteve me shoqëritë e tjera, por edhe si pasojë e ndryshimit të detyruar nga jashtë. Të paktën prej sa kujtoj unë, shoqëria shqiptare vetëm është përmirësuar dhe janë faktorët e mësipërm ata që e kanë sjellë ndryshimin. Për sa u përket karakteristikave që duhet të përvetësojë shoqëria shqiptare nuk është e vështirë të gjenden. Shqipëria gjendet në atë hapësirë identiteti që quhet Evropë, kështu që karakteristikat që ajo duhet të ketë janë ato të këtij etaloni hapësiro-kohor. Zakonisht, ndryshimi i shpejtë i një shoqërie bëhet përmes revolucioneve, por për mendimin tim, Shqipëria postkomuniste ka pasur boll "pseudorevolucione", kështu që politika më e mirë sociale që duhet ndjekur mund të përkufizohet me konceptin "laissez faire".
Faktorët që përmenda më sipër, mendoj se po veprojnë në mënyrë konstante dhe me intensitet të lartë në shoqërinë shqiptare kështu që duhet të thjeshtësojmë veprimin e tyre dhe të presim. Mos të harrojmë që shoqëritë evropiane që i kemi në kufi kanë konsumuar shumë kohë për të arritur aty ku janë, kështu që nuk kemi pse të tregohemi të padurueshëm. Nga ana tjetër, tranzicioni që po kalojmë, politikat më të fundit që po zbatohen dhe reformat që po kryhen po e thjeshtojnë rihyrjen tonë në familjen evropiane. Sipas meje, në mendjen e çdo shqiptari duhet të fiksohet mendimi që kombi ynë është pjesë e Evropës, një pjesë që po zgjohet nga një gjumë dimëror i gjatë, por gjithmonë një pjesë e saj. Kjo nënkupton dhe çmitizimin e historisë sidomos në kontekstin ballkanik.
Si e shihni aktualisht situatën ekonomike dhe sociale të vendit tuaj?
Nuk më takon të bëj vlerësime politike, por mund të paraqes shembuj historikë. Pas Luftës së Dytë Botërore, në vendet demokratike që u bënë pararojë e mbrojtjes së identitetit, që krijoi atë që ne sot e quajmë Komunitet Evropian, forcat politike u bashkuan në interes të zhvillimit të vendeve përkatëse dhe për gjithë kohën e rikonstruktimit dhe të tranzicionit ndryshimet e qeverive shoqëroheshin me mirëkuptim dhe debate konstruktive. Është e kotë të përshkruaj daljen nga qeverisja të W.Churchill-it apo të Ch. De Gaulle, pasi historia është shumë e qartë. Historia është shumë e qartë dhe për madhësinë e rivalitetit politik midis rreshtimeve politike në Angli, në Francë dhe në vendet e tjera evropiane të prekura nga konflikti botëror.
Ata qindra intelektualë që kanë dalë dhe dalin çdo vit nga klasat e universiteteve dhe hyjnë në rreshtimet partiake të ndryshme të vendit, i njohin këta shembuj historikë që hedhin poshtë çdolloj unikaliteti të rastit shqiptar dhe, prandaj, duhet të reflektojnë për kotësinë e mungesës së bashkëpunimit. Një mungesë që sjell veç vonesa, pasi zhvillimi i njërit prej vendeve me popullsinë më të re në Evropë nuk mund të ndalet kurrë.
Keni ndërmend të ktheheni në Shqipëri pas mbarimit të universitetit?
Do kthehem patjetër në Shqipëri pas përfundimit të studimeve këtu. As nuk e sjell ndërmend të jetoj dhe të punoj jashtë Shqipërisë. Jo vetëm se kam një kontratë me vendin tim, me shtetin tim, përmes Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, por edhe për zgjedhjen time personale. Mendoj se asnjë lloj jetese jashtë Shqipërisë do të më sillte atë kënaqësi që më sjell përjetimi në Shqipëri. Duke kujtuar fjalët e profesorit tim të respektuar Shaban Sinanit, i cili thotë diku në një nga librat e tij: "Unë nuk kam atdhe rezervë". Nuk dua t‘i shtoj asgjë tjetër kësaj fjale.