Tragjedia e Gerdecit dhe thashethemi gazetaresk
Gati një muaj pas tragjedisë, lajmi kryesor mbetet Gërdeci. Si shpesh në këto 17 vite tranzicioni pa fund, lajmi është më shumë frut i thashethemeve të kafeneve, se sa i një investigimi gazetaresk pothuajse inekzistent në Shqipëri. Si i tillë, lajmi jo vetëm nuk reflekton realitetin, por kthehet në armë politike për të sulmuar qeverinë, apo një faktor të caktuar politik që mund të jetë kundërshtar i krahut politik që përfaqëson çdo media "e pavarur" shqiptare. Gjithçka na serviret si "scoop", nuk është asgjë më tepër se një deklaratë për shtyp e drejtpërdrejtë apo e kamufluar, ose një lajm i marrë nga agjenci të tjera lajmesh dhe interpretuar sipas interesit të shefit spiritual.
Akuza nga më të ndryshmet kanë lulëzuar këto javë. Askush nuk do t‘ia dijë se ato janë shpesh edhe kontradiktore, pavarësisht se mund të artikulohen nga po i njëjti njeri. Pyeten njerëz integriteti apo konflikti i interesit i të cilëve nuk analizohet kurrë. Nga njëra anë, Kosta Trebicka citohet si demaskuesi i skandalit të shitjes së armëve, nga ana tjetër "harrohen" deklaratat e tij që mbështesin tezën e sabotimit të kësaj shitjeje. Si ka mundësi që me fjalët e të njëjtit person të ngresh dy akuza komplet të kundërta? Si mund të akuzosh Kryeministrin dhe të birin si të përfshirë në korrupsionin e supozuar të shitjes së armëve dhe në sabotimin e kësaj shitjeje? Secili, sipas bindjes së tij, mund të vërë në dyshim aftësitë mendore të Kryeministrit apo aftësitë e tij për të na qeverisur, po nuk besoj se ka logjikë të mendojmë se ka njeri në botë që ngre një skemë korrupsioni që arrin deri në Pentagon, dhe më pas e saboton po vetë këtë skemë.
Absurditete të tilla janë të paevitueshme nga momenti që akuzat ngrihen mbi fjalët e disa njerëzve që nuk kanë kurrfarë integriteti. I vetmi person që ka përmendur djalin e Kryeministrit është Diverol-i (dhe atij i paska thënë Ylli Pinari) për të cilin nuk ka ngelur akuzë pa u ngritur që nga momenti i publikimit të artikullit të "New York Times". Në qoftë se u besojmë qoftë edhe pjesërisht akuzave të NYT ndaj këtij personi, nuk mund të mos kemi asnjë dyshim për fjalët e tij e t‘i konsiderojmë si fjalët e Zotit kur ai thotë se djali i Kryeministrit është përfshirë në këtë trafik. Për më tepër që ai nuk e bëri këtë deklaratë përballë organeve hetuese, por në një bisedë me ish-partnerin e tij, të cilin po e nxirrte nga loja. Partner aq "i sigurt" për ndershmërinë e Diverol-it, sa që i përgjon bisedën telefonike.
Vetë Trebicka duket aq i bardhë si bora në këtë histori, sa që të nesërmen e tragjedisë largohet për dy javë nga Shqipëria. Ai pretendon sot, se për muaj të tërë nuk e bëri publike bisedën, me qëllimin tepër "patriotik", që të mos prishte imazhin e Shqipërisë disa muaj para marrjes së ftesës nga NATO. Kurse disa javë para këto nuk përbënin asnjë problem për imazhin ose ky "harroi" të jetë patriot. Lidhjet e tij me deputetë të opozitës që kanë lidhje të evidentuara me lobin grek në SHBA e që çuditërisht akoma nuk po paguajnë gjynahet e tyre në firmat piramidale dhe trazirat e ‘97-ës, e bëjnë akoma më të "besueshëm". Por çka i vë kapakun, është pretendimi i tij se kishte kapacitete për ambalazhimin e municioneve që do dërgoheshin në Afganistan. Pra një firmë ambalazhesh kartoni dhe thasësh çimentoje, kishte mundësinë e ambalazhimit të fishekëve në kushte sigurie të plotë. Ata që e kanë intervistuar dhe nuk e kanë kuptuar se kjo përbënte një Gërdec të dytë, e meritojnë të quhen gazetarë.
Paralelizmi midis tragjedisë së Gërdecit dhe shitjes së armëve, në të gjitha kohërat, duket gjithashtu i sforcuar pasi për momentin nuk ka asnjë provë apo element që ta mbështesë këtë ide. Ajo që ndodhi në Gërdec mund të ndodhte pavarësisht shitjes së armëve në Afganistan apo gjetkë. Për këtë ishin të vetëdijshëm edhe vetë punëtorët e fabrikës, që shpresonin vetëm që të kishin kohë të largoheshin në rast aksidenti. Shkaku kryesor i tragjedisë ngelet kafshëria e Delijorgjit, që pavarësisht fitimeve kolosale që kishte nga ai biznes, kërkonte të fitonte edhe në kurriz të sigurisë së punëtorëve. Babëzia e këtij njeriu shkon deri aty sa në një biznes milionash ai kursen edhe disa kacidhe për trajnimin e punëtorëve, apo për blerjen e disa karrocave brenda normave të sigurisë. Gjithashtu, organizimi i punës ishte skandaloz dhe për të kursyer, stokimi i lëndëve plasëse apo municioneve bëhej pranë zonës ku bëhej çmontimi, dhe jo në tunelet përreth.
Është gjithashtu flagrante mungesa e dorës së shtetit në kontrollin e kushteve të sigurisë. Jo vetëm në Gërdec, ku kontrollet duhet të ishin tepër të rrepta për vetë rrezikshmërinë e punës atje, po edhe në sektorë të tjerë si minierat apo ndërtimi, ku aksidentet janë tepër frekuente. Por përgjegjësia për këtë nuk kërkohet nga askush, se Ministria e Punës dhe inspektoratet që varen prej saj i drejtojnë të "paprekshmit" e PBDNJ-së. Kërkohet dorëheqja e Kryeministrit, mbi fjalët e Diverol-it, por askush nuk guxon të ngrejë zërin kundër Kosta Barkës, të cilit i doli emri në përgjimet e nëpunësve të tij që sot janë në burg. Deri kur do vazhdojë ky pakt i pashkruar në politikën shqiptare, sipas të cilit ne patjetër duhet të kemi një ministër nga PBDNJ, paçka se kjo parti ka "prodhuar" vetëm ministra të përfolur për korrupsion. Solis e shkatërroi aq keq sistemin mjekësor, sa që sot është kthyer në alibi edhe për Ndokën që duket sikur thotë: "Më lini rehat, se mjekësia ka parë shumë më keq se unë".
Pista e shpërthimit të qëllimshëm duhet hetuar vetëm në drejtim të sabotimit nga ata që kemi rrotull kufijve etnikë e që na e "duan" të mirën. Por nuk mund të vazhdojmë me supozime absurde se shpërthimi është bërë për të fshehur tregtinë e armëve. Fakti që Azerbajxhani denoncon tregtinë e armëve midis MEICO-s dhe Armenisë, nuk tregon se ajo tregti është bërë jashtë kontrollit të shtetit. Përkundrazi, kur u tentua të kryhej kjo shitje, drejtori i MEICO-s e deklaroi hapur atë, duke theksuar se ndaj Armenisë nuk kishte asnjë lloj embargoje armësh.
Edhe aludimet se këto tregti po na "prishin" me miqtë tanë amerikanë apo turq, nuk qëndrojnë kurrsesi. Po të kish pasur një perceptim të tillë nga SHBA apo Turqia, ato nuk do ngurronin aspak për të kritikuar hapur Tiranën zyrtare. Madje po të kemi parasysh se kush e kontrollon Ministrinë tonë të Mbrojtjes, këto shitje do ishin parandaluar po të binin ndesh me interesat e tyre.
Cilësia e fishekëve të dërguar në Afganistan nuk mund të jetë frut i guximit të Pinarit, apo cilitdo shtetari shqiptar, për t‘ia "futur" Amerikës. Madje, sipas Kosta Trebickës, Pinari kishte më tepër interes të punonte me Delijorgjin, e t‘i shiste fishekët në tregun e metaleve me ngjyrë pas çmontimit, se sa t‘i shiste si fishekë. Përse pra MEICO do ndërmerrte rrezikun e dërgimit të fishekëve pa cilësi, ndërkohë që depot tona janë plot me fishekë në gjendje shumë më të mirë? Një nga mundësitë është se, me çmimin e ofruar nga AEY i Diverol-it nuk mund të justifikohej shitja e fishekëve cilësorë. Në këtë rast, përgjegjësitë i mban AEY dhe ata që kanë hartuar kontratën midis Departamentit Amerikan të Shtetit dhe AEY, pa përcaktuar kushtet e cilësisë së municioneve.
Ky është edhe shqetësimi kryesor i ngritur në artikullin e NYT, që, të jemi të sinqertë, nuk është në nivelin e zakonshëm jo vetëm të një gazete prestigjioze si NYT, por edhe të cilësdo prej gazetave me nivel në Perëndim. Shumë rrallë ndodh që në një gazetë me nivel të gjesh shkrime investigative të tilla, ku të ngelen gjëra të paqarta apo shprehje të tipit "me sa duket" apo "mbas kësaj mund të jetë X-i". Këto gjëra evitohen, jo vetëm për hatër të etikës gazetareske, por edhe sepse lexuesi i tyre nuk është i polarizuar si në Shqipëri. Ndaj gjëra të tilla kanë efektin e kundërt, dhe e bëjnë atë të dyshojë edhe në vërtetësinë e fakteve evidente që sillen në artikull. Edhe përmendja e Kryeministrit shqiptar në atë artikull nuk është rezultat i një investigimi apo prove konkrete, por duket më tepër si një "nder" që Nicolas Woods u ka bërë aspirant-politikanëve që ka miq në Tiranë.
Ata që dyshojnë se "rrjedhje" të tilla mund të ndodhin edhe në gazetat më prestigjioze në botë, unë i ftoj të kujtojnë publikimin e hartave të Vorio-Epirit deri në Shkumbin, që drejtuesi i lobit grek në Amerikë, Nicolas Gage, arriti të bënte në këto gazeta falë parave që pagoi. Personalisht nuk jam dakord që t‘i jap grekut qoftë edhe një centimetër tokë shqiptare, ndaj edhe mendoj se duhet të jemi më të kujdesshëm në marrjen si të mirëqenë të gjithçkaje që publikojnë këto gazeta.
Përdorimi dhe amplifikimi i këtyre gjërave nga opozita nuk më shqetëson. Madje deri diku mendoj që Berishës mirë t‘i bëhet se qe ai që instaloi këtë model të bëri opozitë. Qe ai, që për 8 vjet me radhë s‘la thashethem pa bërë çështje dite në Parlament apo sebep për miting. Por mediat, për vetë rolin që duhet të luajnë, nuk duhet të pushtohen nga këto militantizma, se humbin kredibilitetin e forcën për të bërë presion që hetimeve t‘u shkohet deri në fund. Me këtë sistem drejtësie të korruptuar që ne kemi, roli i medias është determinant, që të paktën në raste tragjedish të tilla, asnjë gjykatës apo hetues të mos mendojë se do mund të korruptohet e të dalë i palagur. Kjo nuk bëhet as duke i thënë Kryeprokurores se është e pazonja të hetojë, as duke bërë deklarata se "tani është e sigurt që për Gërdecin s‘do ketë fajtorë". Një nga rrugët e presionit do ishte investigimi dhe sigurimi i provave kundër atyre që Delijorgjin e nxorën të pafajshëm në proceset e tij të mëparshme, ose lidhjet e tij politike që e bënë të hajë me "lugë floriri" me çdo qeveri.