"Procedurat Tatimore, një projektligj absurd"
Shpëtim Idrizi, deputeti i Partisë Socialiste, ish-drejtor i Përgjithshëm i Doganave, ka treguar gjatë një interviste për "Shqip" pikat e dobëta të projektligjit për "Procedurat Tatimore". "Ky ligj është i paqartë dhe i pamjaftueshëm", shpjegon Idrizi.
Projektligji për Procedurat Tatimore është kundërshtuar fort jo
vetëm nga biznesi. Cili është vlerësimi juaj për këtë draft?
Në fakt, edhe nga konteksi juaj, shihet që diçka thelbësore nuk shkon në këtë projektligj. Fakti që ky projektligj është pothuajse i papranueshëm për komunitetin e biznesit, tregon se në këtë tentativë të dështuar të qeverisë, është prishur raporti ndërmjet biznesit si kontribues në buxhetin e shtetit dhe administratës tatimore, e cila duhet jo vetëm të sigurojë pagesën e drejtë të detyrimeve fiskale, por dhe të asistojë e t‘i krijojë lehtësi biznesit në pagimin e tatimeve e taksave. Mesa duket ky ekuilibër apo ky raport është dukshëm i ç‘ekuilibruar, në favor të administratës fiskale.
Mendoj që kjo nuk është e rastësishme, sepse ka pothuajse 3 vjet, që kjo maxhorancë është në konflikt me komunitetin e biznesit dhe taksapaguesve, dhe si gjithmonë duke reflektuar karakterin etatist të saj. Në mendësinë komunisto-etatiste të kësaj qeverie, pagimi i tatimeve nuk konsiderohet si kontribut për shoqërinë në buxhetin e shtetit, dhe ku qeveria ka detyrimin t‘ia kthejë shoqërisë në më shumë garanci e siguri për jetën, në shërbime më cilësore shëndetësore, arsimore, në më shumë rrugë e shkolla, energji elektrike, ujë e ndihmë sociale. Kjo mendësi etatiste e sheh pagimin e tatimeve dhe taksave si detyrim e penalitet, që qeveria ua ka vënë evazionistëve, kontrabandistëve, informalëve, mashtruesve etj. D.m.th., biznesi nuk stimulohet të kontribojë nëpërmjet pagesës vullnetare të tatimeve në buxhetin e shtetit, por paragjykohet dhe etiketohet si evazionist, kontrabandist e informal.
E ky ambient bëhet akoma më i rënduar po të shohim që përballë ka një administratë tatimore totalisht të paaftë nga pikëpamja profesionale, me personazhe që s‘kanë asnjë lidhje me administrimin fiskal, apo me militantë, që pasi marrin shpërblimin për kontributin në zgjedhje, fillojnë të favorizojnë disa biznese në kurriz të ca të tjerëve. Ajo është një administratë primitive, ku pothuajse nuk ekzistojnë investimet në futjen e teknologjive bashkëkohore dhe informatizimit. Është pikërisht kjo filozofi e gabuar, e diskriminimit të tatimpaguesve dhe bizneseve, që përshkon këtë projektligj, i cili përbën regres, është ligj kaotik, ku janë shkelur parimet bazë të fiskalitetit, si vetëvleresimi dhe vetëdeklarimi, duke i zëvendësuar me gjoba, sekuestrime, metoda alternative dhe çmime minimale.
Pas shumë ndryshimeve, që i ishin bërë Ligjit të Procedurave Tatimore, mos kishte ardhur koha për një ligj të ri?
Në të vërtetë, koha e një projektligji të ri ka ardhur dhe ka kaluar tashmë. Puna për draftimin e një ligji të ri për procedurat tatimore, po më mirë për një Kod Tatimor, ka filluar që në vitin 2004 dhe 2005, me asistencen e Qeverise Britanike dhe PËC (Price Ëaterhouse Cooper). Por, mesa duket kjo punë u ndërpre nga një qeveri, e cila ka 3 vjet, që çdo muaj e stinë të vitit i ndryshon ligjet tatimore, duke i bërë kaotike dhe praktikisht të pazbatueshëm.
Biznesit i duhej të qëndronte çdo ditë në dyert e administratës tatimore për të mësuar ndryshimet e reja dhe kostot shtesë që sillte ai. Ky ishte treguesi më i qartë i një qeverie pa vizion, koherencë dhe spontanitet. Më kaotike bëhet gjendja po të kemi parasysh edhe premtimet e bëra, jo më në fushata elektorale, se ato dihen tashmë, por që "bëhen për fushatë", pra për të mashtruar njerëzit, madje dhe në vetë programin e qeverisë, miratuar në Parlament në vitin 2005.
Po sjell në kujtësen tuaj disa nga elementët e këtij programi:
-Ulja e TVSH-së nga 20% në 17%; vendosja e shkallëzimit 6% për energjinë elektrike;
-Zgjerimi i shportës me TVSH 0 për shërbimet e edukimit, barnave dhe ato mjekësore;
-Uljen me 20% të tatim-fitimit për pjesën e rinvestuar;
-Heqjen për 3 vjet të tatimeve për bizneset e reja dhe emigrantët;
-Do të pranohej vetëdeklarimi për këstin e paradhënies për tatim-fitimin;
-Për sektorin e agrobiznesit, 3 vjet pa taksa dhe 20% me pak tatim-fitimi per eksportet;
-Vendosja e kasave regjistruese etj;
-Unifikimin e doganave dhe tatimeve.
Aq e vërtetë është kjo, sa vetë arkitekti i tij, ministri i Financave është shprehur: "Ligji i Procedurave Tatimore është ndryshuar aq shumë, sa është bërë si një këmishë e arnuar, ku nuk dallohet më copa fillestare". Të lumtë, z. Ministër, por mos harro që këtë këmishë të arnuar e kishit veshur vetë dhe kujtonit se ishte ‘firmato‘, pra euroatlantike, dhe krenoheshit se ju rrinte bukur.
Sigurisht, ne prisnim që pas 3 vjetësh të vinte një ligj i ri, ku jo vetëm të korrigjoheshin ndryshimet e pafundme të së kaluarës, por dhe hartimi i një ligji me filozofi e procedura të sakta, të qarta për një administrim bashkëkohor, bashkëpunues, korrekt e stimulues për bizneset e rregullta dhe represiv e shkurajues për ato të parregullta.
E thënë më thjesht, cilët janë disa momente të këtij drafti?
Në konsideratën time, do të theksoja disa momente të vlerësimit të këtij projektligji.
A. KODI TATIMOR
Ky ligj është i paqartë dhe i pamjaftueshëm. Tashmë kishte ardhur koha, por dhe kishte filluar puna për hartimin e një Kodi Tatimor, i cili do të siguronte unifikim dhe konsolidim të Procedurave Tatimore.
Ligji i mëparshëm i Procedurave Tatimore datonte nga viti 1998. Me ndryshimet e vazhdueshme që kishte pësuar në vite, nuk i përgjigjej më nivelit të zhvillimit të biznesit dhe, praktikisht të një administrimi modern fiskal me parime të konsoliduara fiskale, si vetëvlerësimi dhe vetëdeklarimi, stimulimi i pagimit vullnetar të tatimeve (Tax Compliance). Ky Kod Tatimor do ta rriste nivelin e administrimit tatimor e do ta vinte në të njëjtin nivel me atë doganor, i cili administrohet nga një Kod Doganor i qëndrueshem prej vitit 1998. Sigurisht, duke kujtuar që Kodet miratohen me 3/5 e votave, do të garantohej qëndrueshmëri, transparencë dhe unifikim procedurash.
Tani ishte momenti që ky Kod Tatimor të diskutohej e të merrte konsensusin maxhorancë-opozitë e biznes. Përfundimisht, kjo do ta vendoste administrimin fiskal larg ndërhyrjeve të politikës. Por kësaj qeverie nuk i mjaftuan 3 vjet ndryshime, por mesa duket do që t‘i ketë duart e lira, t‘i ndryshojë ato sa herë i duhet.
B. AGJENCIA E TE HYRAVE
(Apo e të ardhurave)
Disa kohë më parë, u hap debati i bashkimit të administratave tatimore e doganore në një të vetme apo në Agjencinë e të Hyrave, pse jo në varësi të Parlamentit. Kujtoj se gjatë vitit 2004 dhe 2005 kishte filluar edhe studimi për këtë unifikim. Madje qeveria aktuale në programin e saj e premtoi ta bënte për 6 muaj. Tashmë, kjo nismë është haruar.
Personalisht jam pro këtij varianti dhe mendoj se ka ardhur koha për rihapjen e debatit me publikun dhe ekspertë për këtë. Ka argumente për këtë, si nga përvoja ndërkombëtare, por edhe nga përvoja e praktika e deritanishme e mirëadministrimit fiskal të një vendi të vogël si Shqipëria. Kjo praktikë përdoret kryesisht në vendet me numër popullsie nën 5 milionë banorë, si Danimarka, Irlanda, Estonia etj, por tashmë edhe në vende me popullsie të konsiderueshme, si Italia, Rumania, Kanadaja.
Sigurisht, me ngritjen e Agjencisë së të Hyrave, me varësi nga Parlamenti, do të ridimensionohej dhe roli i Ministrisë së Financave në Ministri të Thesarit, e fokusuar më shumë në politikat e shpenzimeve buxhetore etj.
Unifikimi i Tatimeve dhe Doganave për vende të vogla si Shqipëria bëhet me qëllim:
-Për të ulur kostot e administrimit fiskal, pra do të kishim një agjenci të vetme. Dihet se ka një raport ndërmjet shpenzimeve që bëhen dhe taksave të mbledhura. Ky raport, për Shqipërinë është akoma larg atij të qenit efektiv;
-Do të rritej përfundimisht pavarësia e administrimit fiskal dhe do të sigurohej barazia e neutraliteti i administratave fiskale në raport me biznesin;
-Do të sigurohej bashkëveprimi dhe koordinimi efikas i doganave dhe tatimeve, sidomos për një administrim të drejtë e të saktë, por dhe për rritjen e efikasitetit të luftës kundër evazionit fiskal, informalitetit dhe kontrabandës. Kontrolli tatimor do të bazohej në kritere të sakta risku, si për tatimet, edhe për doganat etj.
Tani ishte koha për të analizuar e studiuar, e pse jo, dhe për të guxuar e për ta bërë këtë.
C. KOHA E PAPERSHTATSHME
Hartimi i ligjit për Procedurat Tatimore është momenti më i rëndësishëm, është momenti kur vendosen raportet midis kontributit të biznesit për shoqërinë, por edhe të shtetit me privatin. Ky është momenti më i qartë për të kuptuar mentalitetin dhe filozofinë e një qeverie.
Sigurisht, ligje të tilla i nënshtrohen një debati të gjerë publik me ekspertët dhe grupet e interesit. Kjo merr rëndësi jetike për një shoqëri demokratike, sepse sa më i pranuar të jetë ligji i administrimit fiskal, aq më e mirë do të jetë klima biznes-qeveri e aq më vullnetarisht do paguhen taksat nga biznesi dhe taksapaguesit.
Pse nuk është kjo koha e përshtatshme për këto ndryshime?
Bazuar edhe në praktikat e mira ndërkombëtare, zakonisht ndryshimet e ligjeve fiskale vijnë në momentin e hartimit të buxheteve, sepse jo vetëm që duhet të garantojnë dhe mbeshtesin këto buxhete, por edhe duhet të jetë e njohur për bizneset dhe të kalkulohen kostot për vitin në vazhdim.
Kjo qeveri ka tre vjet që ndryshimin e paketave fiskale e beë në mes të vitit ose sa herë t‘i teket asaj, mundësisht në korrik, kur opinioni publik është i pavëmendshëm ose në kohë krizash. Ju kujtoj, në vitin 2006 ndryshimet e ligjeve fiskale u bënë, disa në muajin mars e të tjerat në korrik, në mes të sherrit për ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve lokale, certifikatat dhe ‘ndeshja‘ për KQZ-në. Në vitin 2007, në harkun kohor mars-korrik, pra në kohën e zgjedhjeve për pushtetin lokal dhe krizës për zgjedhjen e Presidentit, u fut dhe u implementua Taksa e Sheshtë (dihen tashmë efektet negative, sidomos për shtresat me të ardhura të ulta).
Po në këtë kohë, u morën nismat antiligjore të caktimit të pagave referuese, pagave minimale, rritjes së tatimit mbi të ardhurat nga kalimi i të drejtës së pronësisë së paluajtshme, i shoqëruar me udhëzimin absurd të caktimit të çmimeve të shitjes në zona të ndryshme. U rritën akcizat e naftës në kulmin e krizës së çmimeve të naftës dhe krizës energjitike etj. E gjitha kjo për të mbuluar gropën e madhe të këtyre tre vjetëve, që vinte nga administrata e paaftë dhe mediokre e militantëve partiakë, të cilët kishte mbytur administratën tatimore. Rezultatet e kësaj administrate ishin nga më të ultat në 8 vitet e fundit. Niveli i realizimit të të ardhurave, në nivele 94% dhe deficite në nivelet e 50 milionë dollarëve në dy vitet e fundit. Ndërkohë, propaganda dhe demagogjia e kësaj qeverie vazhdon me tullumbacet e përgjysmimit të taksave dhe mbledhjen e 1 miliard dollarëve më shumë. Nuk e di se ku është gjetur kjo shifër dhe asnjëherë nuk është bërë e qartë. Në fakt, po të bëjme bilancin e uljeve dhe ngritjeve të taksave këto tre vjet, do të shohim se ato janë rritur ndjeshëm sa me ligje e sa me vendime qeverie. E kjo ndihet në xhepat e taksapaguesve dhe çmimet e rritura në treg, që po varfërojnë përditë shqiptarët.
Ju mendoni se ka "hile" kur bëhet fjalë edhe për kohën e paraqitjes së projektligjit në fjalë?
Po. Edhe kësaj here, në mënyrën më tinzare e bizantine, kjo qeveri ka sjellë ligjin më të rëndësishëm në një moment, kur vëmendja e opinonit publik është përqendruar te shperthimi apokaliptik i Gërdecit, marrja e ftesës për në NATO apo reforma zgjedhore. Kjo nuk është e rastësishme. Ky projektligj, pasi u sorollat për 8 muaj nëpër korridoret e Ministrisë së Financave, çuditërisht u soll pikërisht tani në Kuvend për miratim?! Ky projektligj tentohet të miratohet pa vëmendjen e duhur dhe në kohën më të papërshtatshme. Sepse në këtë projektligj, saksionohet përfundimisht prishja e raportit shtet-biznes, në favor të administratës tatimore. Janë me dhjetëra nene ku flitet për gjoba e penalitete, dhe në asnjë nen të vetëm për mbajtjen përgjegjësi nga ana e administratës tatimore për vlerësime jo të sakta.
Një problem tjetër është koha kur ky projektligj propozohet të hyjë në fuqi, pra 15 ditë pas botimit në Gazetën Zyrtare, tregues i papërgjegjshmërise së hartuesve të tij.
Ky projektligj ndryshon rrënjësisht administrimin, procedurat, funksionimin, drejtimin, kohën dhe mënyrën e deklarimeve etj, në praktikat e pagimit të taksave. Si i tillë, ai duhet të shoqërohet me udhëzimet dhe manualet e nevojshme. Administrata tatimore ka nevojë për kohë, për njohjen dhe trajnimin me ndryshimet e bëra. Të kujtojmë këtu nivelin mediokër e, në shumë raste me njerëz që, përveç militantizmit, s‘kanë asnjë lidhje me sistemin fiskal.
Por edhe bizneset e kanë të nevojshme të njihen me procedurat e reja të këtij administrimi, që të mos bëhen pre e gjobave, sekuestrimeve, bllokimeve pa fund me të cilin operon ky projekligj. Në këtë konteks, do të ishte normale që ligji të hynte në fuqi në janar 2009.
Në këtë projekligj janë sansionuar praktikat më të gabuara, ku rastet përjashtimore trajtohen si të përgjithshme. Në të kanë fituar qytetarinë praktikat e gabuara, si neni famëkeq i gjobave, pagat referuese, çmimet referuese, referencat e rentabilitetit, ligje etatiste që do t‘i kishte zili edhe Komisioni i Planit të Shtetit. Këtij shteti etatist, që u cakton bizneseve xhiron, rentabilititetin, fitimin, çmimin e shitjes dhe blerjes, pagat minimale dhe maksimale, i ka mbetur vetëm një gjë: T‘i marrë vetë në administrim këto biznese ose t‘i shtetëzojë.